25.9 C
Tiranë
Thursday, September 24, 2026

Atentati në Lezhë: 24 orë pas ekzekutimit të Gjovalin Prendit, pistat e mundshme

Kur kanë kaluar më shumë se 24 orë nga atentati që tronditi Lezhën, policia dhe grupi hetimor ende nuk kanë mundur të identifikojnë autorët e vrasjes së Gjovalin Prendit, i cili u ekzekutua me armë zjarri para lokalit të tij në fshatin Pllanë.

E vetmja e dhënë konkrete e policisë gjatë së djeshmes është gjetja e mjetit luksoz të djegur, i përdorur nga atentatorët. Ata dyshohet se u larguan me shpejtësi drejt zonës së Kurbinit, pasi kaluan urën e Milotit, dhe më pas dogjën automjetin në zonën e Gjormit, jo shumë larg vendit të ngjarjes. Makina është gjetur e shkrumbuar, duke pamundësuar gjetjen e gjurmëve që mund të çonin në identifikimin e autorëve.

Sipas dëshmive të qytetarëve, autorët dyshohet të kenë qenë katër persona, dy prej të cilëve kanë zbritur nga makina dhe kanë qëlluar drejt 64-vjeçarit Prendi, duke e lënë të vdekur në vend. Më pas janë larguar pa kërcënuar asnjë tjetër.

Asnjë pistë konkrete, asnjë emër i dyshuar

Deri tani, policia nuk ka zbuluar ndonjë pistë konkrete që çon te autorët. Janë marrë në pyetje shumë persona, përfshirë të afërm të viktimës, por nuk është dokumentuar ndonjë konflikt i drejtpërdrejtë i Gjovalin Prendit. Sidoqoftë, hetuesit po i rikthehen të kaluarës së të birit, Sidorel Prendi (i njohur si Roan Brahimi), i cili u ekzekutua më 9 maj 2024 në Athinë, në prani të gruas dhe djalit të tij. Ai dyshohej për përfshirje në disa çështje kriminale, përfshirë edhe masakrën e Fushë-Krujës, ku humbën jetën katër të rinj, mes tyre edhe Brilant Martini.

Sipas burimeve hetimore, Roan Brahimi ishte një nga pesë emrat që policia kërkonte të merrte në pyetje për këtë masakër, por nuk është bërë e ditur nëse ndonjëherë u pyet apo u morën deklarata zyrtare nga ai para vdekjes.

Ekzekutimi i organizuar me kujdes – lëvizje të studiuara

Nga verifikimet e deritanishme, mësohet se autorët kanë ndjekur një plan të mirëorganizuar. Ata kanë ardhur në lokal nga rruga e vjetër e Milotit, duke përdorur hyrjen që shërben si garazh i lokalit, ku kanë qëndruar pak çaste. Dy persona kanë zbritur, duke kryer atentatin dhe janë larguar në mënyrë të qetë, pa lënë dëshmi që ndihmon hetimin.

Pa prova, pa dëshmitarë dhe pa gjurmë biologjike

Mjeti i djegur e bën të pamundur për momentin identifikimin përmes gjurmëve biologjike apo teknologjisë. Policia nuk ka publikuar asnjë informacion në lidhje me kamerat e sigurisë përgjatë rrugës që kanë ndjekur autorët dhe as për ndonjë pamje që mund të ndihmojë në zbardhjen e ngjarjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Plagosje me armë zjarri në Lezhë, Daniel Pikuli në gjendje të rëndë: policia në...

0
Një person është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në Lezhë. I plagosuri është identifikuar si Daniel Pikuli dhe, sipas informacionit të policisë,...

“I dërgoi 3 foto të ekspertizës së makinës”, nis seanca për Fatjon Kallucin dhe...

0
Ka nisur seanca për verifikimin e masës së sigurisë dhe marrjen në pyetje të Fatjon Kallucit dhe Embro Sulejmanit, të arrestuar në kuadër të...

“Ne kemi fituar”, Kurti kujton Afrim Bunjakun në trevjetorin e Banjskës: “Synimi ishte aneksimi...

0
Në trevjetorin e sulmit të armatosur në Banjskë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar policin Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye...

Çiftet që postojnë më pak foto së bashku janë më të lumtur? Ja çfarë...

0
Sa nga jeta jonë private ndajmë në rrjetet sociale është një vendim personal për secilin prej nesh, por një anketë e fundit ka nxjerrë...

Tom Cruise “shkel” protokollin mbretëror me Kate Middleton, gjesti i tij në tapetin e...

0
Tom Cruise u përpoq të sillej si një zotëri me Kate Middleton gjatë premierës së filmit të tij të ri “Digger” në Londër, por...