33.4 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Atentati në Rinas: AMP nis hetimet për punonjësin e plagosur, pezullohet zinxhiri komandues

TIRANË – Pas atentatit të djeshëm pranë aeroportit “Nënë Tereza”, ku u vra krahu i djathtë i Emiljano Shullazit dhe u plagos Muçi Shaljani, agjent i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP), ky institucion ka nisur menjëherë verifikimin e procedurave të rekrutimit të tij.

Sipas njoftimit zyrtar, Shaljani ishte punësuar në shtator 2025, ndërsa AMP po shqyrton të gjithë praktikën administrative dhe bashkëpunimin me agjencitë përkatëse dhe Policinë e Shtetit për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Për të garantuar transparencën dhe hetimin e plotë, drejtori i përgjithshëm i AMP-së, Eduart Merkaj, ka urdhëruar pezullimin e zinxhirit komandues të strukturës së Forcës së Posaçme Operacionale deri në përfundimin e verifikimeve.

Në reagimin e saj, Agjencia thekson se rezultatet e hetimeve do të bëhen të ditura në komunikimet e ardhshme, duke nënvizuar rëndësinë e zbardhjes së plotë të ngjarjes dhe procedurave administrative që kanë çuar në punësimin e agjentit të përfshirë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...