21.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Tedi Blushi: Atentati në Rinas dëshmon daljen jashtë kontrollit të krimit në Shqipëri

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, komentoi atentatin mafioz të ndodhur pranë aeroportit “Nënë Tereza”, ku një person humbi jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur. Ai e konsideroi ngjarjen dëshmi se krimi në Shqipëri ka dalë jashtë çdo kontrolli, duke shndërruar çdo kërcënim të dhunshëm pranë institucioneve në një alarm kombëtar.

Deklarata e plotë e Tedi Blushit:

“Shqipëria është zhytur në kaos, në pasiguri dhe në varfëri për shkak të narkoqeverisë të kriminalizuar në cdo qelizë dhe korrupsionit të saj skizofrenik. Atentati i djeshëm mafioz pranë aeroportit ‘Nënë Tereza’ është edhe dëshmia më e re se krimi në Shqipëri ka dalë jashtë çdo kontrolli. Kur armët flasin pranë një institucioni të sigurisë kombëtare, nuk flasim më për ngjarje kriminale, por për një alarm kombëtar. Ky është fryti i drejtpërdrejtë i filozofisë së Qeverisë ‘pa krim nuk ka zhvillim’, i një qeverie që nuk e lufton krimin, por e ka bërë pjesë të pushtetit të vet, deri duke shkrirë shtetin jo vetëm me partinë por edhe me bandat më të rrezikshme kriminale në vend.”

“Sot kemi një qeveri që i shpërblen me tendera dhe fonde publike, por edhe europiane si në rastin e IPARD-it, ku ndihmat që duhet të shkonin për fermerët, përfundonin tek bandat në Elbasan, një qeveri që në fakt i mbron banditët në mënyrë që më pas bandat të pengojnë rrotacionin politik, sic u denoncua qartësisht edhe nga kreu i misionit të vëzhguesve të Parlamentit Europian, Eurodeputeti Gahler.”

“Sot, krimi nuk i druhet më as drejtësisë, sepse drejtësia është vënë në shërbim të krimit dhe është fakt është se sot 251 drejtues dhe anëtarë bandash janë në liri. Ndërkohë, qytetarët nuk ndihen më të mbrojtur, sepse shteti nuk është në luftë me krimin, por në bashkëqeverisje me të. Në këtë klimë frike dhe pasigurie, mungesë absolute si të sigurisë së jetës ashtu edhe sigurisë juridike në vend, u zhvilluan edhe zgjedhjet e pjesshme të 9 Nëntorit. Askush nuk pati iluzion se nga terrori elektoral i 11 Majit dhe deri te zgjedhjet e pjesshme të 9 Nëntorit, kjo qeveri e damkosur nga OSBE-ODIHR si armike e votës së lire, do të garantonte kësaj here një proces zgjedhor të lirë, të ndershëm, të fshehtë dhe të barbartë apo se do të respektonte standardet e zgjedhjeve demokratike.”

“Ndërkohë, aferat dhe vjedhjet qeveritare janë po kthehen gjithmonë në simbol të punës së kësaj Qeverie. Tuneli i Llogarasë, i shndërruar tanimë në super tunelin e korrupsionit, me zhdukjen e dy urave dhe me 75 milionë euro të vjedhura nga Edi Rama dhe Belinda Balluku, është një tjetër shembull ulëritës i babëzisë së kësaj Qeverie. Çdo projekt publik është kthyer në një skemë për të vjedhur taksat e shqiptarëve dhe ndërkohë asnjë përgjegjës, asnjë hetim, sepse drejtësia në vend që hetojë dhe të parandalojë gjakderdhjen financiare, nuk udhëhiqet nga interesi publik, por vetëm nga interesi politik. Sepse në rast se do të kishim një drejtësi që do të udhëhiqej nga interesi publik, mjafton fakti që prej dy vitesh ende nuk është hetuar dhe nuk është zbardhur afera e vjedhjes së fondeve të IPARD-it, që edhe për shkak të mungesës së një hetimi serioz, ka penalizuar fermerët për të dytin vit rradhazi, të cilët kanë humbur jo pak, por 112 milionë euro ndihmë nga BE-ja.”

“SPAK vijon të mos shohë aferat ulëritëse të Edi Ramës dhe as tragjeditë që shkaktojnë rrugëve të vendit bandat dhe krimi i lidhur me të, por vijon të vrapojë me pranga në duar pas liderëve të opozitës. Presidenti i Partisë së Lirisë, Z. Ilir Meta, prej më shumë se një viti vijon ende të mbahet në izolim ekstrem, pa asnjë fakt dhe pa asnjë provë penale dhe ndërkohë faktet për Edi Ramën dhe për Belinda Ballukun, së fundmi janë në dritë të diellit, por SPAK as nuk guxon jo më t’i tërheqë, por as të marri të pandehur Edi Ramën.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...

Atentati në Balldren, gjenden prova të reja – “Volkswagen Polo” i autorëve, gëzhoja dhe...

0
Vijojnë hetimet për zbardhjen e atentatit të ndodhur më 26 prill 2026 në fshatin Balldren, ku mbetën të vrarë bashkëshortët Kreshnik dhe Gentjana Mujeci....

Arrestimi i Ervin Matës në Brazil, Anila Hoxha: SPAK nis hapat për ekstradim, Shqipëria...

0
Gazetarja Anila Hoxha ka komentuar arrestimin në Brazil të Ervin Matës, i cili akuzohet për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të kokainës nga Amerika Latine...

Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit në Lezhë – ishte proceduar dy javë më parë...

0
Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit të së dielës, rezulton se dy javë më parë është proceduar penalisht për kanosje për shkak të detyrës. Burime nga...