34 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Audiopërgjimi i publikuar, Berisha :“Është një manipulim dhe falsifikim i Ardi Veliut, njëlloj si shiriti i 21 janarit”

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha i pyetur për audiopërgjimin e publikuar për fundmi për “21 janarin”, u shpreh se ky është një manipulim i Ardi Veliut dhe se organizatori  kryesor është Edi Rama.

Është një manipulim dhe falsifikim, njëlloj si shiriti i 21 janarit ku u tha se Sali Berisha ishte i implikuar në problemin e hidrocentralit. Është gjithçka krijesë e Ardi Veliut. Theksoj se 2 janari përbën një nga ngjarjet ë tragjike, përpjekjen për një grusht shteti nga ata të cilët i kam denoncuar me kohë. Qeveria e SHBA ka insistuar në atë periudhë që të hetohen organizatorët dhe autorët e dhunës.

Rama është personi kryesor, organizator i  dhunës. Rama nuk gjeti kurrë kurajo të paraqitej në prokurori ndonëse u thirr për të dëshmuar. Ramën do ta ndjekë gjithë jetën përgjegjësia penale e organizmit të asaj dhune. Është i faktuar si organizator. Pjesa e gardistëve është hetuar nga një kundërshtare e egër e Berishës. Është hetuar me një prani të rëndësishme ndërkombëtare, dhe janë dhënë dënimet e njohura deri tani, por meqënëse shërbehet me krijime të Ardi Veliut, i them lëri ato, hajde hiq imunitetin dhe shko dëshmo për organizmin e puçit. I solli si mish për top”, tha Berisha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...