35.7 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Autori i vrasjes në Dhërmi arrestohet, trupi i viktimës ende nuk është gjetur

Një ngjarje e rëndë kriminale është regjistruar në Dhërmi, ku recepsionisti i hotelit “Greccia,” Eraldo Nevruzi, 31 vjeç, banues në Tiranë, është zhdukur. Pas hetimeve, Policia e Vlorës thotë se dyshohet që Nevruzi është marrë peng dhe më pas është qëlluar me armë zjarri, rreth orës 00:30, nga Geraldo Shehu, 43 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Angli.

Trupi i Eraldo Nevruzit, i cili dyshohet se është vrarë nga i njohur i tij Geraldo Shehu, bashkëpronar i hotel ‘Greccia’ në Dhërmi, po kërkohet nga policia.31-vjeçari po kërkohet në zonën e Vunoit dhe në Dhërmi, ku mund të jetë hedhur.

43-vjeçari, është bashkëpronar i hotelit së bashku me vjehrrën e tij, Gentjana Nino. Dyshimet për ngjarjen lindën kur në hotel u gjetën gjurmë gjaku. Policia ka nisur hetimet, ndërsa ende nuk është gjetur trupi i Eraldo Nevruzit. Bëhet me dije se 31-vjeçari dhe autori kishin qenë shokë, pasi njiheshin si emigrantë në Angli dhe kohët e fundit kishin hapur biznes bashkë në Dhërmi, duke bashkëpunuar me hotelin.

Geraldo Shehu është arrestuar teksa po përpiqej të largohej nga vendi i ngjarjes në aeroportin e Greqisë. Policia dyshon se kemi të bëjmë me një vrasje, pasi nga dëshmitë janë dëgjuar dy të shtëna me armë zjarri dhe janë gjetur gjurmë gjaku. Pamjet filmike nuk janë të qarta në lidhje me largimin e 31-vjeçarit nga vendi i ngjarjes.

Policia ka shoqëruar 35 persona, përfshirë pjesëtarë të stafit të hotelit dhe persona të akomoduar në hotel, për të marrë dëshmi dhe për të ndihmuar në zbardhjen e ngjarjes. Hetimet vazhdojnë për të zbuluar motivet dhe rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje të rëndë kriminale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...