35.7 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Ngjarje e rëndë kriminale në Dhërmi: Vret recepsionistin dhe më pas arratiset autorit

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë kriminale të regjistruar në Dhërmi, ku mbeti i vrarë recepsionisti i një hoteli. Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnate dhe recepsionisti, Eraldo Nevruzi, është ekzekutuar nga 43-vjeçari Geraldo Shehu, nga Tepelena, por me banim në Angli.

Ende nuk dihen arsyet e kësaj ngjarjeje të rëndë dhe policia është duke punuar për të gjetur trupin e pajetë të Eraldo Nevruzit, i cili dyshohet se është zhdukur nga vetë autori.

Arratisja e Autorit
Bëhet me dije se Geraldo Shehu, pas ngjarjes, është arratisur drejt Greqisë. Sipas burimeve, 43-vjeçari është dhëndri i pronarës së hotelit. Dyshimet lindën kur u gjetën gjurmë gjaku në hotel “Grecci,” ku mësohet se autori dhe viktima kishin rënë dakord që ta menaxhonin të dy.

Hetimet e Policisë
Informacion paraprak tregon se më datë 06.06.2024, Policia ka marrë njoftim se në Dhërmi, Himarë, shtetasi E. N., 31 vjeç, banues në Tiranë, punonjës në recepsionin e hotelit, kishte humbur kontaktet me pronarët e hotelit. Me marrjen e njoftimit, Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë dhe Komisariati i Policisë Himarë ngritën një grup hetimor, në drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.

Provat dhe Pyetjet
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në hotel dhe kanë kryer një sërë veprimesh hetimore. Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi E. N. është qëlluar me armë zjarri, rreth orës 00:30, nga shtetasi G. Sh., 43 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Angli. Pas ngjarjes, shtetasi G. Sh. është larguar drejt Greqisë.

Janë administruar prova ligjore dhe janë shoqëruar deri në këto momente 29 shtetas për t’u pyetur në lidhje me këtë ngjarje. Nga tërësia e veprimeve të deritanishme, dyshohet se kemi të bëjmë me një ngjarje të rëndë kriminale.

Policia dhe organet hetimore vazhdojnë punën për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe motivet e kësaj ngjarje të rëndë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...