34.7 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Autoriteti i Konkurrencës mbyll monitorimin e tregut të autoshkollave

Autoriteti i Konkurrencës ka mbyllur monitorimin e tregut të autoshkollave, duke konfirmuar se autoshkollat kanë respektuar vendimin e Komisionit të Konkurrencës për ndalimin e rritjes së çmimeve, siç ishte parashikuar në një akt-marrëveshje të shkurtit 2023.

Autoriteti i Konkurrencës njofton se pas përfundimit të monitorimit të tregut të shërbimit të përgatitjes dhe pajisjes me leje drejtimi, në përputhje me kategoritë e lejeve drejtimi, dëshmisë ose certifikatës, ka rezultuar se autoshkollat kanë respektuar vendimin e VKK nr. 970/2023. Ata nuk kanë aplikuar rritjen e tarifave sipas Akt Marrëveshjes nr. 2729 prot., datë 13.02.2023, e cila u vlerësua si një akt marrëveshje në kundërshtim me ligjin për mbrojtjen e konkurrencës.

Për këtë arsye, Komisioni i Konkurrencës me Vendimin nr.1071, datë 19.04.2024, ka vendosur mbylljen e procedurës së monitorimit të zbatimit të VKK nr. 970, datë 24.03.2023. Akti Marrëveshjes nr. 2729, datë 13.02.2023, i lidhur ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Shoqatës “Kombëtare të Autoshkollave”, Shoqatës së Autoshkollave “Siguria në rrugë” dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, u vlerësua si një marrëveshje e ndaluar.

Monitorimi i tregut ka vërtetuar që zbatimi i kësaj marrëveshjeje do të çonte në praktika të njëjta në çmimet/tarifat e pagesës për përgatitjen dhe fitimin e lejeve drejtimi, dëshmisë ose certifikatës, duke penguar, kufizuar dhe shtrembëruar konkurrencën në treg.

Gjatë monitorimit të tregut, çmimet e ofrimit të shërbimeve të mësimit teorik dhe trajnimit praktik për pajisjen me leje drejtimi variojnë nga 23.000 lekë deri në 45.000 lekë. Kryesisht, autoshkollat në qarkun e Tiranës ofrojnë çmime më të larta krahasuar me ato në qarqe të tjera të vendit. Ndryshimet në çmim janë rezultat i numrit të orëve mësimore, kostove të ndryshme dhe materialeve mësimore.

Në periudhën e monitorimit, çmimet e shërbimit të përgatitjes dhe pajisjes me leje drejtimi nuk kanë pësuar rritje. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka miratuar paraprakisht tarifat e reja të shërbimeve të lejedrejtimit dhe shërbimeve të certifikatës së aftësisë profesionale, bazuar në analizën e kostos, pas 23 vitesh.

Në përfundim të monitorimit, Autoriteti i Konkurrencës ka vërejtur se autoshkollat nuk kanë aplikuar rritje të tarifave për shërbimet e tyre, duke i respektuar kështu vendimin e Komisionit të Konkurrencës për të parandaluar veprimtari antikonkurruese në treg.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...