33.2 C
Tiranë
Sunday, August 16, 2026

Avokati Andrea Zotaj shpëton nga atentati në Memaliaj: Denoncon autorin

Avokati Andrea Zotaj, pjesë e Dhomës së Avokatisë në Gjirokastër, ka shpëtuar mrekullisht një atentati të kryer në orët e mbrëmjes së djeshme, më 28 mars.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën e vjetër të fshatit Qesarat në Memaliaj, kur avokati Zotaj, i shoqëruar nga nipi i tij, ishin duke udhëtuar me makinën e tyre.

Fatos Lamaj, 36 vjeç, nga fshati Ane Vjosë në Memaliaj, u kishte pritur ata për të kryer atentatin.

Sipas dëshmisë së avokatit Zotaj, Lamaj e kishte pritur për ta ekzekutuar, por fati ka qenë me avokatin, i cili përmes një manovre të automjetit që drejtonte, arriti të shmangejë goditjeve të plumbave të shkrehura nga ana e agresorit Lamaj.

Dyshohet se bëhet fjalë për një konflikt për çështje pronash. Vëllai i avokatit Zotaj ka pasur konflikte të vazhdueshme për pronësinë e një toke.

Pasi shpëtoi nga atentati, avokati Zotaj denoncoi ngjarjen në Stacionin Policor dhe grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje, ku ka gjetur gëzhojat e shkrehura nga kallashnikovi, dhe më pas ka bërë të mundur arrestimin e agresorit Lamaj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin në Elbasan, lirohet nga burgu producenti Petrit Bozo

0
Producenti Petrit Bozo, i cili akuzohen se aksidentoi për vdekje një 7-vjeçar në Elbasan, është liruar nga paraburgimi pas vendimit të Gjykatës së Apelit. Gjykata...

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...