6.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Avokati Gjovalin Ulndreaj ndërron jetë pas humbjes së ndjenjave në Gjykatën e Apelit Tiranë

 

Tiranë – Policia e Tiranës ka dhënë detaje mbi ndarjen nga jeta të avokatit Gjovalin Ulndreaj, i cili ndërroi jetë në spital pasi humbi ndjenjat gjatë një seance gjyqësore në Gjykatën e Apelit.

Ngjarja ndodhi më 28 janar 2025, kur 59-vjeçari u rrëzua papritur gjatë seancës dhe u transportua menjëherë në spital për ndihmë mjekësore. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai nuk arriti të mbijetojë.

Sipas informacioneve paraprake të policisë, dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një arresti kardio-respirator.

Kush ishte Gjovalin Ulndreaj?
Gjovalin Ulndreaj ka pasur një karrierë të gjatë në shërbim të ligjit. Deri në vitin 2003, ai ka ushtruar detyrën e oficerit të Policisë, ndërsa për më shumë se 22 vite ka qenë pjesë e sistemit të avokatisë, i licencuar pranë Dhomës së Avokatisë Shkodër.

Në vitin 2020, Ulndreaj kandidoi për të drejtuar Byronë Kombëtare të Hetimit, përkrah emrave të njohur si Ibrahim Disha, Artan Shkëmbi, Adriatik Ago dhe Sabri Hoxha.

Ngjarja ka shkaktuar trishtim në komunitetin e avokatëve dhe atyre që e kanë njohur nga afër, ndërsa hetimet vijojnë për të zbuluar më shumë rreth shkaqeve të vdekjes së tij.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“ Thashë PO ”, Eriola Dosti merr propozimin për martese në ditëlindjen e 60-të...

0
Një ditëlindje e zakonshme u transformua në një moment të paharrueshëm për Erolld Belegun dhe partneren e tij, Diola Dosti. Gjatë festës së tij...

Zgjedhjet e PD: Oligert Muçllari fiton Pogradecin, Ardit Çylybyli dominon Shkodrën, Marjo Çeça kryetari...

0
Procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike ka përfunduar me fitore për kandidatët e përzgjedhur në qytete të ndryshme të vendit. Në...

Netanyahu ironizon teoritë se ishte vrarë: “Jam i vdekur… për kafe”

0
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar me humor ndaj teorive konspirative që qarkulluan në mediat sociale, ku pretendoheshin se ai ishte vrarë në një...

Ina akuzon banoret e “Big Brother”: “Dollapi im u bastis pas daljes sime”

0
Ish-konkurrentja e “Big Brother”, Ina, ka hedhur akuza të forta ndaj banorëve që vazhdojnë garën, duke i akuzuar për marrjen pa leje të veshjeve...

“Kur ofendon një vajzë dy herë, ke ofenduar familjen” – Babai i Selin Bollatit...

0
Në emisionin “Fan Club”, babai i Selin Bollati, Toni Bollati, ka komentuar situata të tensionuara brenda shtëpisë së “BBV 5”. Ai ka bërë të...