25.8 C
Tiranë
Friday, June 19, 2026

Lulëkuqja, bima me vlera të jashtëzakonshme shëndetësore

Lulëkuqja është një nga bimët më të njohura dhe të përdorura në mjekësinë popullore shqiptare, duke ofruar përfitime të shumta për shëndetin.

Qetësues natyral – Për shekuj me radhë, lulëkuqja është përdorur për të ndihmuar në qetësimin e nervave, reduktimin e ankthit dhe përmirësimin e cilësisë së gjumit.
Fuqizon imunitetin – E pasur me antioksidantë dhe minerale si zinku, lulëkuqja ndihmon në stimulimin e prodhimit të qelizave të bardha të gjakut, duke forcuar mbrojtjen e organizmit.
Mbron zemrën dhe forcon kockat – Përbërësit e saj ndihmojnë në qarkullimin e gjakut dhe në përmirësimin e densitetit të kockave.
Ndihmon tretjen – Lulëkuqja përdoret gjithashtu për të përmirësuar tretjen dhe për të lehtësuar problemet me stomakun.

Përdorimi në kuzhinën shqiptare

Në Shqipëri, lulëkuqja është përdorur si përbërës në gatime tradicionale, sidomos në byrekët me barishte të egra, ku kombinohet me hithrat dhe lëpjetat për një shije unike dhe vlera të larta ushqyese.

Si të përgatisni çajin e lulëkuqes

Përbërësit:

  • Një tufë e vogël me lulekuqe
  • 2 gota ujë të valuar
  • Mjaltë (opsional)

 

Ziejeni ujin dhe hidhni mbi lulet e lulëkuqes.

Mbulojeni filxhanin dhe lëreni për 20 minuta.
Kullojeni dhe ëmbëlsojeni me mjaltë sipas dëshirës.

Kujdes! Ky çaj nuk rekomandohet për gratë shtatzëna apo për ata që përdorin ilaçe kundër depresionit.

Simbolika e lulëkuqes

Lulëkuqja është simbol i qetësisë, paqes dhe gjumit. Në mitologjinë romake, besohej se ishte një nga lulet e preferuara të Venusit, perëndeshës së dashurisë dhe bukurisë.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...

“Tedi, theksoni kursin e euros, ajo është kryesorja!” – Meta përplaset me gjyqtarin në...

0
Në ambientet e Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur gjykimi në themel ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Pak para...

“Shko në protestë po ta mbajti!” – Balla sfidon Berishën në Kuvend, plas debati...

0
Një debat i fortë është zhvilluar në Kuvend mes kreut të Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partia...