33.4 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Avokati i Niko Qarkajt: U dhunua nga policia dhe nuk mori ndihmë gjatë krizave epileptike

Përfaqësuesi ligjor i Niko Qarkajt, avokati Gentian Serjani, ka ngritur akuza të rënda ndaj Policisë së Shtetit, duke pretenduar se klienti i tij është dhunuar gjatë arrestimit dhe nuk ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, pavarësisht se ka pësuar kriza epileptike.

Në një deklaratë për News24, Serjani tha se Qarkaj ndodhet në grevë urie që prej momentit të arrestimit, pasi, sipas tij, e konsideron të padrejtë masën e marrë ndaj tij.

Sipas avokatit, i arrestuari ka pësuar tri kriza epileptike gjatë qëndrimit në paraburgim, por në vend që t’i jepej ndihma e nevojshme, ai pretendohet se është dhunuar.

“Që nga momenti i arrestimit, Niko Qarkaj është në grevë urie. Ka pësuar tri kriza epileptike dhe, për shkak se nuk ka qenë i vetëdijshëm, është dhunuar në vend që të ndihmohej. Më tregoi edhe këmishën e gjakosur. I kemi paraqitur kërkesë Prokurorisë, pasi një person në këtë gjendje nuk duhet të mbahet në arrest me burg, por ende nuk kemi marrë përgjigje,” deklaroi Serjani.

Ai shtoi se klienti i tij është shoqëruar me ambulancë pas arrestimit, por nuk mban mend çfarë ka ndodhur, duke pretenduar se është kërcënuar dhe dhunuar nga efektivët e policisë.

Avokati bëri me dije se për rastin janë njoftuar Avokati i Popullit dhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit, ndërsa tha se do të ndjekë nga afër gjendjen shëndetësore të klientit të tij.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...