24.4 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

“Azgannn, Zoti para!”, momenti i dorezimit të autorit të vrasjes së policit nga familjarët

Momenti kur 23-vjeçari Azgan Mërnica, autori i vrasjes së policit në Fier, përcillet nga familjarët, është padyshim një skenë që ngre shumë pikëpyetje. Përpos dhembshurisë së një nëne apo çdo të afërmi të tij për atë që e pret, a duhet të kishte një qëndrim më dinjitoz prej tyre pas një akti të pajustifikueshëm?

Teksa Mërnica futet në makinë, për t’iu dorëzuar më pas forcave RENEA, dëgjohen fraza të tipit: “O Azgan, vdeksha!”, “Azgannn, Zoti para!” Njëri prej tyre madje i jep një porosi: “Ej o Azgan, të luajti njeri atje brenda… Ore!”

Vrasësi i 28-vjeçarit Novruz Cenalia tund kokën si për t’i thënë: “Çfarë e vret mendjen!” Në fakt, me aq sa çdokush mund të lexojë nga gjuha e trupit, Azgani nuk shfaq asnjë lloj pendese për krimin që ka kryer. Ai buzëqesh krejtësisht i qetë.

Në 48 orë kur opinioni publik u trondit me ngjarjen, familjarë, kolegë dhe të afërm i dhanë me dhimbje lamtumirën e fundit Novruzit. Është e trishtë të mos shihet të paktën një peshë faji te ai që shtiu me armë për motive që deri më tani “janë absurde”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...