14.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Babai i Aurel Kurtit që dhunoi gruan në Greqi hedh akuza: Nusja po mashtron, mund të ketë lidhje me dikë tjetër

Babai i Aurel Kurtit që u kap nga policia greke pasi dhunonte dhe mbante peng gruan dhe femijën në shtëpi, i ka dalë në mbrojtje djalit te tij dhe akuzon nusen se e ka shpikur historinë. Ai madje hedh dyshime se 22 vjeçarja ka një lidhje paralele.

“Problemi është këtu, çfarë kanë thënë ata janë gënjeshtra dhe mashtrime. Ka mundësi që vajza të ketë lidhje me ndonjë tjetër. Që kur u njoh me djalin, erdhën dhe ndenjën 2-3 muaj këtu, më pas kanë ikur në Greqi. Fëmijën e ka lindur këtu në Shqipëri, e kemi mbajtur si gocën tonë. E kemi trajtuar shumë mirë, nuk e kemi keqtrajtuar. Se çfarë ka folur tani, nuk di gjë. Unë di çfarë ka ndodhur këtu, këtu ka qenë në rregull.

Pardje kam folur me çunin në telefon. Kur e kam dëgjuar ka ndodhur që janë zënë, nuk e di. Me nusen e djalit nuk kam folur, nuk i kam numrin. Flisja nga telefoni i djalit. Ajo po mashtron, se për çfarë nuk e di. Djali nuk e ka keqtrajtuar se ka lindur vajzë, këto janë mashtrime. Ai e nxirrte vajzën çdo javë në lokal, edhe ditëlindjen e ka festuar jashtë. Këto janë mashtrime për të futur brenda djalin tim. Edhe mund të ketë lidhje me një tjetër dhe mund ta dojë që djali im të jetë brenda. Ata janë njohur me dashuri, unë vetë skam qenë dakord, as mamaja e saj. Se çfarë ka deklaruar e ëma e saj, kur u njohën. Duhet të jetë një prapaskenë. Ato që ka thënë në policinë greke nuk janë të vërteta.

Nusen e kam çuar vetë në Greqi, djali im nuk e nxirrte dot përditë, se ka pasur punën e tillë. Ajo mund të thotë që ka ndenjur e mbyllur, por në darka kanë dalë. Ata janë lidhur që kur vajza ishte në klasë të 7-të. Kur fola në telefon me djalin nuk më tha asgjë. Më tha se do flisnim më vonë, më pas nuk e hapte tel. Të nesërmen më shkruan dhe më thotë se është zënë me Dafinën dhe e kanë futur brenda”, deklaroi Gëzim Kurti.

Sipas mediave greke gruaja 22-vjeçare shkoi ne Volos në vitin 2021 pas martesës me bashkatdhetarin e saj 28-vjeçar, Aurel Kurti, një burrë mizor, ashtu si dhe mediat greke e pershkruan, i cili nuk e la kurrë të mësonte greqisht, sepse nuk e lejoi asnjëherë që të kishte kontakt me njerëz të tjerë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...