0.5 C
Tiranë
Saturday, November 23, 2024
spot_img

Babai i Luisit tregon detaje të reja për tragjedinë në Shkollën “Fan Noli”, ja kush e goditi Martinin

Në një studio televizive mbrëmjen e sotme, babai i Luisit, djalit të plagosur rëndë gjatë sherrit pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë, ku humbi jetën 14-vjeçari Martin Ç., ndau një detaj të ri tronditës mbi ngjarjen. Sipas tij, Luisi dhe Martini janë goditur nga dy persona të ndryshëm.

Po ta them me emër, personi i parë që e ka goditur Luisin me thikë pas shpine është Kledjon Begaj,” deklaroi babai i Luisit, duke zbuluar një nga emrat e përfshirë në këtë akt të dhunshëm.

Ai gjithashtu theksoi se Martini gjithashtu ishte goditur nga një person tjetër, pa e specifikuar qartë identitetin e tij.

Dëshmia e tij hedh më shumë dritë mbi këtë ngjarje të rëndë, e cila ka tronditur familjet e përfshira dhe mbarë opinionin publik. Ndërkohë, autoritetet po vazhdojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe për të vënë para drejtësisë të gjithë të përfshirët.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT