23.4 C
Tiranë
Friday, June 19, 2026

PD akuzon Kryebashkiaken e Durrësit për keqmenaxhim dhe shkelje ligjore: Kërkon dorëheqjen dhe hetim nga SPAK

Partia Demokratike (PD) ka ngritur akuza të rënda ndaj kryebashkiakes së Durrësit, Emirjana Sako, duke e cilësuar administrimin e saj si të dështuar dhe të mbushur me shkelje ligjore. Duke iu referuar raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH) për vitin 2022, PD deklaron se janë zbuluar shkelje të rënda në prokurime publike, administrimin e taksave dhe kontratat për depozitimin e mbetjeve urbane.

PD e konsideron situatën një skandal që kërkon reagim të menjëhershëm. Genta Vangjeli, zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, theksoi se raporti i KLSH-së vërteton akuzat e opozitës për keqmenaxhimin dhe shkeljet ligjore të kryera nga administrata e Sakos.

Sipas raportit të auditimit të KLSH-së, disa nga gjetjet kryesore përfshijnë:

1.Ushtrim aktiviteti nga subjekte private në pasuri shtetërore pa kontrata qiraje.
2.Moszbatimi i procedurave ligjore për ndërtimet pa leje, ku nga 119 vendime për prishje janë ekzekutuar vetëm 25.
3.Zbatimi i urdhrave të ekzekutimit për prishjen e objekteve është penguar me justifikimin e mungesës së mjeteve të nevojshme.
4.Moslikuidimi i gjobave të vendosura për ndërtimet e kundërligjshme.
5.Detyrime financiare të papaguara në vlerën e 7.3 milionë eurove, pa dokumentacion të saktë për pakësimet.
6.Shkelje në kontratat e qirave, duke tejkaluar hapësirat publike të përcaktuara dhe sjellë mungesë të ardhurash.
7.Administrim i dobët dhe i parregullt i taksave dhe tarifave vendore.
8.Shkelje në procedurat e prokurimit publik, ku janë favorizuar operatorë ekonomikë që nuk plotësonin kriteret e kualifikimit, ndërsa të tjerët janë skualifikuar padrejtësisht.
9.Punime të papërfunduara ndërtimore në kontrata me vlerë totale prej 2.8 milionë eurosh.
10.Shkelje të mëdha në kontratat për depozitimin e mbetjeve urbane, duke mos garantuar peshimin e saktë të mbetjeve dhe duke krijuar risk për shifra fiktive dhe pagesa të pajustifikuara.
11.Mosrespektimi i vendimeve gjyqësore të formës së prerë dhe moskryerja e procedurave për nxjerrjen jashtë përdorimit të aseteve.

Bazuar në këto gjetje, KLSH ka rekomanduar:

•Masa për shpërblim dëmi dhe ulje të borxhit tatimor.
•Masa disiplinore, përfshirë largime nga puna dhe shërbimi civil.

Partia Demokratike i bën thirrje SPAK-ut të nisë hetime të plota mbi të gjitha shkeljet e konstatuara dhe kërkon dorëheqjen e menjëhershme të kryebashkiakes Emirjana Sako. Sipas PD-së, vetëm kështu mund të rikthehet besimi i qytetarëve në institucionet publike dhe të ndalet keqpërdorimi i fondeve dhe pasurive publike.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjedi në plazhin e Tales! Dy motra 9 dhe 11 vjeçe humbin jetën në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lezhën mesditën e kësaj të premteje, ku dy vajza të mitura kanë humbur jetën në plazhin e Tales. Sipas...

Hodhi mbeturinat dhe u përfshi në sherr, plagoset me thikë Dritan Aga në Tiranë...

0
Një konflikt i dhunshëm i regjistruar në kryeqytet ka përfunduar me plagosjen e dy personave, mes tyre edhe shtetasi Dritan Aga. Ngjarja ka ndodhur në...

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...