20.5 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Video/ 37-vjeçari arrestohet për vjedhje, dyshohet për disa vepra të tjera në qytete të ndryshme

 

Një 37-vjeçar nga Tirana, i identifikuar si A.M., ka rënë në prangat e policisë, nën akuzën e vjedhjes. Autoritetet bëjnë me dije se 37-vjeçari është dyshuar për disa vjedhje të ndodhura në muajin dhjetor 2024, në disa qytete të ndryshme.

Në hetimet e kryera, ka rezultuar se më 4 janar 2025, në lagjen nr. 2 të Ksamilit, në ambientet e një hoteli, A.M. ka vjedhur një çantë me 6000 euro. Po ashtu, ai dyshohet se ka tentuar të vjedhë sende nga një automjet i markës “Audi Q5”, në lagjen nr. 4 të Sarandës, duke thyer xhamin e derës së drejtuesit të automjetit.

Veprimet hetimore kanë zbuluar gjithashtu se ky shtetas ishte shpallur në kërkim për katër vjedhje të tjera:

•Më 13 dhjetor 2024, në Durrës, dyshohet se ka tentuar të vjedhë në një banesë dhe ka vjedhur një celular;

•Më 8 dhjetor 2024, në Tiranë, dyshohet se ka vjedhur në një banesë dhe në një kioskë.

Policia vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera të mundshme që ky shtetas mund të ketë kryer. Materialet procedurale do të kalojnë në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë për veprën penale “Vjedhja”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjike në Lushnjë/ Humb kontrollin e mjetit bujqësor, fermeri 65-vjeçar humb jetën në vend

0
Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Lushnjës, ku një fermer ka humbur jetën gjatë punës me mjet bujqësor. Viktima është...

“Tentoi të grabiste ‘Big Market’, përplaset me policinë”/ Momenti kur i dyshuari shoqërohet me...

0
Një incident është regjistruar në ambientet e një supermarketi “Big Market”, ku një person i dyshuar për tentativë grabitjeje është përfshirë në një përplasje...

“Lilo & Stitch” dhe “The Ring” në zi/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare aktorja...

0
Aktorja amerikane Daveigh Chase, e njohur për rolin e frikshëm të Samara Morgan në The Ring dhe si zëri i Lilo-s në Lilo &...

Fund tragjik pas 50 orësh kërkime/ Gjendet trupi i pajetë i të riut që...

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Liqenin e Ulzës, ku pas më shumë se 50 orësh kërkime intensive është gjetur trupi i pajetë...

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...