22.5 C
Tiranë
Tuesday, April 28, 2026
spot_img

Babai i të plagosurit në “Qytet Studenti” flet për ngjarjen e rëndë: “Nuk mendoja se do më ndodhte kjo”

I ati i Admir Demiraj, 20-vjeçarit që u plagos në “Qytet Studenti”, ka shprehur dhimbjen dhe shqetësimin e tij për ngjarjen e rëndë. Ai tha se djali i tij është jashtë rrezikut për jetën, por i duhet kohë për t’u shëruar. Me zërin e dridhur dhe sy të mbushur me lot, ai theksoi se nuk mund ta besonte që një ngjarje e tillë mund të ndodhte me djalin e tij, edhe pse kishte qenë shumë i kujdesshëm për sigurinë e fëmijëve të tij.

Djali im është 19-vjeç, student në vit të dytë për Inxhinieri Ekonomike. Unë e di çfarë djali kam rritur dhe edukuar, por sot të gjen e pabëra kot. Sot më ndodhi mua, nesër dikujt tjetër. Problemi i madh është fakti që nuk ka fare siguri. Nuk mendoja se do më ndodhte kjo, kurrë në botë. Unë po kujdesesha që djalin e vogël, 12-vjeçarin, ta mbaja larg çdo gjëje të rrezikshme, ndërsa për të madhin as që më kishte shkuar mendja që do ndodhte diçka e tillë”, tha i ati i të plagosurit.

Ai shtoi se mjekët e kanë informuar se djali i tij është jashtë rrezikut për jetën, por do t’i duhet kohë për t’u rikuperuar. Babai i Admir Demiraj gjithashtu shprehu keqardhje për prindërit e autorit të ngjarjes, duke thënë se nuk mund të kuptonte se si dikush mund të bënte diçka të tillë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vlorë/ Alarm në Hidrovor: Konstatohet prani gazi, zona rrethohet me masa sigurie

0
Një situatë shqetësuese është raportuar në zonën e pyllit të Hidrovorit në Akërni, ku është konstatuar prani gazi në nëntokë, duke çuar në vendosjen...

Maliqi sulmon vendimin për Kuçovën: “Duhej shkarkuar dhe përballur me drejtësinë”

0
Deputeti Lefter Maliqi ka reaguar ashpër pas vendimit të Gjykatës së Lartë lidhur me çështjen e mandatit të kryebashkiakut të Kuçovës, Kreshnik Hajdari, duke...

Vizita e Mbretit Charles III në SHBA, mes simbolikës historike dhe sfidave diplomatike

0
Vizita shtetërore e Charles III dhe Camilla në Shtetet e Bashkuara po konsiderohet një moment kyç për marrëdhëniet anglo-amerikane, në një kohë simbolike që...

Sulm kibernetik masiv trondit futbollin botëror, publikohen mijëra të dhëna konfidenciale

0
Një nga shkeljet më të mëdha të sigurisë digjitale në historinë e sportit ka goditur futbollin ndërkombëtar, duke ekspozuar mbi 150 mijë dokumente personale...

Ngërç për presidentin në Kosovë, LVV akuzon opozitën për mungesë propozimesh

0
Çështja e zgjedhjes së presidentit në Kosovë vijon të mbetet e bllokuar, për shkak të mungesës së një marrëveshjeje mes forcave politike. Deputetja e Lëvizja...