10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Bajamet mund të përmirësojnë shëndetin e zorrëve, ja sa duhet të hani

Ndër frutat e thata, bajamet janë më të njohura në botë. Ato janë shumë ushqyese dhe të pasura me yndyrna të shëndetshme, antioksidantë, vitamina dhe minerale. Janë të shijshme për t’u ngrënë, por rezulton se janë të mira për përmirësimin e shëndetit, kur bëhet fjalë për përbërjen e mikrobeve të zorrëve. Ky rezultat vjen nga studiuesit e ‘King’s College’.

Kur bëhet fjalë për përmirësimin e shëndetit të zorrëve, ekspertët e dietave shpesh sugjerojnë të provoni ushqime probiotike, si kosi dhe ‘kimchi’. Megjithatë, mund të ketë një ushqim tjetër për t’i shtuar kësaj liste – bajamet.

Studiuesit nga ‘King’s College’ në Londër kanë hetuar ndikimin e bajameve të plota dhe të bluara në përbërjen e mikrobeve të zorrëve. Ata zbuluan se ngrënia e një grushti bajame çdo ditë rrit ndjeshëm prodhimin e butiratit, një acid yndyror që promovon shëndetin e zorrëve.

Një pjesë e mënyrës në të cilën mikrobiota e zorrëve ndikon në shëndetin e njeriut është përmes prodhimit të acideve yndyrore, siç është butirati”,- tha autori kryesor, profesor Kevin Whelan. “Këto molekula veprojnë si një burim karburanti për qelizat në zorrën e trashë. Ato rregullojnë thithjen e lëndëve të tjera ushqyese në zorrë dhe ndihmojnë në balancimin e sistemit imunitar”.

Për studimin, ekipi rekrutoi 87 të rritur të shëndetshëm, të cilët tashmë po hanin më pak se sasia e rekomanduar e fibrave dietike dhe që konsumonin ushqime tipike jo të shëndetshme. Për katër javë, një e treta e grupit i ndryshuan ushqimet e tyre në 56 gram bajame të plota në ditë, një e treta e dytë në 56 gram bajame të bluara në ditë dhe e treta e fundit në ‘muffins’.

Prandaj, studiuesit zbuluan se butirati ishte dukshëm më i lartë tek ata që hanë bajame, në krahasim me ata që konsumuan muffins.

Testimi tregoi se ngrënia e bajameve të plota dhe të bluara përmirësoi dietën e njerëzve, duke pasur konsum më të lartë të acideve yndyrore të ngopura, fibrave, kaliumit dhe lëndëve të tjera ushqyese të rëndësishme në krahasim me grupin e kontrollit”,– shtuan autorët.

Rezultatet e plota të studimit janë publikuar në ‘American Journal of Clinical Nutrition’.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...