23.2 C
Tiranë
Wednesday, June 24, 2026

Nëse trupit i mungon kolagjeni, këto janë shenjat që ju lajmërojnë

Kolagjeni aq shumë i përmendur në reklamat e në revistat e bukurisë, në këshillat e specialistëve, është një produkt mjaft i rëndësishëm në trupin tonë. Nëse trupit i mungon kjo proteinë vitale, shenjat që shfaq janë të dukshme.

Çfarë është kolagjeni?

Ka gjithsej mbi 20 lloje të ndryshme të kolagjenit në trupin tonë. Grupet kanë funksione specifike. Për shembull, disa lloje kolagjenësh janë të domosdoshëm për ruajtjen e shëndetit të organeve të brendshme, ndërsa një lloj tjetër është i nevojshëm për lëkurën e butë.

Ka një sërë arsyesh që tregojnë nëse kolagjeni i mungon trupit. E para është ajo që ka të bëjë me rrudhjen e lëkurës me kalimin e moshës. Një arsye tjetër pse kolagjeni fillon të jetë gjithmonë e më i paktë në trup është edhe ekspozimi i shumtë në diell. Sëmundjet e indeve dhe sëmundjet autoimune si lupusi dhe artriti reumatoid mund të shkaktojnë një rënie të ndjeshme të kolagjenit në trup.

A i mungon trupit tënd kolagjeni?

Për shkak se kolagjeni mund të shfaqet në sisteme të shumëfishta në trup, edhe simptomat treguese mund të jenë disa:

Dhëmbët

Kolagjeni është shumë i rëndësishëm për mishrat e dhëmbëve. Pa kolagjen të mjaftueshëm, mishrat mund të fillojnë të bien dhe dhëmbët të lirohen. Shenjat janë zakonisht dhimbje dhëmbësh, dhëmbë më të ndjeshëm, madje edhe humbje e hershme e dhëmbëve.

Muskujt

Ashtu si kërcet, edhe muskujt kanë nevojë për kolagjen për të qenë të fortë. Ata që vuajnë nga mungesa e kolagjenit, shpesh ankohen për dhimbje muskujsh dhe dhimbje kockash.

Flokët

Një element fizik që zbulon se ke mungesë kolagjeni janë flokët. Kolagjeni mbush hapësirën rreth folikulave të flokëve. Kur nuk ka kolagjen të mjaftueshëm, flokët janë të hollë, të dobët dhe dalëngadalë fillojnë të bien. Kolagjeni gjithashtu lufton radikalet e lira që dëmtojnë skalpin dhe pengojnë rritjen e flokëve.

Rrudhat

Kolagjeni u jep forcë qelizave të lëkurës. Prandaj nuk është çudi që mungesa e kolagjenit shkakton tharje të lëkurës, mungesë të elasticitetit dhe krijimin e rrudhave me kalimin e kohës. Siç dihet, prodhimi i kolagjenit në trup zvogëlohet me moshën, por rrezatimi ndaj rrezeve UV dhe radikalet e tjera të lira përshpejtojnë në mënyrë të ndjeshme formimin e rrudhave.

Celuliti

Çuditërisht, celuliti nuk është vetëm mungesë lëngjesh nën lëkurë. Ai shkaktohet edhe nga mungesa e kolagjenit, sepse pa këtë proteinë të veçantë, lëkura fillon të krijojë rrudhë dhe gropa. Kur nivelet e kolagjenit janë të ulëta, lëkura më e hollë dhe më e dobët ndërton një tepricë më të lëngshme krahasuar me lëkurën në zona të tjera të trupit.

Tani që e di se cilat janë shenjat që trupit i mungon kolagjeni, mund të fillosh të bësh hapat e nevojshëm për ta shmangur këtë mungesë. Për fat të mirë, ka një numër trajtimesh, ushqimesh, madje edhe produkte bukurie që rritin sasinë e kolagjenit në lëkurë.
Vetëm mbaj parasysh se me kalimin e moshës, niveli i prodhimit të kolagjenit bie. Nëse dyshon se mungesa e kolagjenit mund të shkaktohet nga ndonjë sëmundje, atëherë kërko ndihmë mjekësore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Lëvizje në Portin e Sarandës/ Largohet Admir Malaj, emërohet Gjergji Mërkuri në krye të...

0
Ndryshime në drejtimin e Portit Detar të Sarandës. Sipas informacioneve paraprake, Admir Malaj është larguar nga detyra e drejtorit të portit, ndërsa në vend...

“Nuk e preka dhe nuk e pashë të binte” – Shqiptari 25-vjeçar arrestohet pas...

0
Një polic italian ka humbur jetën në Milano gjatë një ndjekjeje me shpejtësi të lartë të një automjeti që ishte larguar nga një postbllok...

Hungari: Arrestohet 30-vjeçari që dyshohet se ruante dhe konsumonte pjesë trupash njerëzore

0
Një ngjarje e rëndë është zbuluar në Hungari, ku autoritetet kanë arrestuar një 30-vjeçar të vetëshpallur si kanibal, i dyshuar për posedim dhe përdorim...

APP propozon masa ndaj zyrtarëve në Vlorë pas auditimit të 64 tenderëve: “Shkelje në...

0
Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ka evidentuar një sërë shkeljesh në procedurat e prokurimit të kryera nga Ndërmarrja e Shërbimeve Publike të Bashkisë...

Senati kufizon kompetencat e Trump për veprime ushtarake ndaj Iranit: ‘Rezolutë e parakohshme dhe...

0
Senati i Shteteve të Bashkuara ka miratuar një rezolutë që synon të kufizojë aftësinë e Presidentit Donald Trump për të ndërmarrë veprime ushtarake të...