27.5 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Balerini shiptar, Eno Birko, hidhet nga kati i 3 i banesës, merr dëmtime të rënda

Balerini i njohur shqiptar, Eno Birko, ka tentuar të hedhë vetë nga kati i katërt i një pallati në Tiranë, sipas njoftimit të policisë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 01:00 të mëngjesit të 3 dhjetorit 2024, në rrugën “Margarita Tutulani”. Balerini 50-vjeçar, i cili ka pasur një karrierë të suksesshme në Teatrin e Operas dhe Baletit, është hedhur nga lartësia dhe ka marrë dëmtime të rënda. Ai është dërguar në spital dhe aktualisht është nën kujdesin e mjekëve.

Policia njoftoi se është dyshuar për një tentativë vetëvrasjeje, por hetimet vazhdojnë për të sqaruar shkaqet e ngjarjes.

Balerini i njohur shqiptar, Eno Birko, përjetoi një periudhë të vështirë gjatë karrierës së tij, duke u larguar nga skena e Teatrit të Operas dhe Baletit për shkak të një problemi të rëndë shëndetësor. Ai iu nënshtrua një operacioni për hernie diskale, një periudhë që e konsideroi si një “ëndërr më të keqe” të jetës së tij, pasi ajo ishte shoqëruar me vështirësi të mëdha si depresioni dhe alkoolizmi.

Birko ka folur për këtë periudhë, duke shpjeguar se ky problem shëndetësor kishte filluar që në moshën 18-vjeçare, kur ai filloi të ndiente dhimbje të vazhdueshme në këmbë. Pavarësisht dhimbjes, ai e injoroi fillimisht, derisa gjendja e tij u përkeqësua. Mjekët i diagnostikuan hernie diskale dhe i këshilluan operacion, një hap që e mori pas shumë vitesh, duke e konsideruar fillimisht si një problem të zakonshëm.

Ndodhi që unë lashë të zhvillohej një problem shëndetësor që e kisha aty prej vitesh, që 18 vjeç apo më herët. Ndieja vazhdimisht dhimbje në këmbë, por në kohët e para nuk i kushtoja rëndësi, derisa situata u përkeqësua. U vizitova dhe mjekët më thanë se kisha hernie diskale dhe se duhej t’i nënshtrohesha operacionit. Si fillim nuk e konsiderova kaq serioze këtë gjë, vazhdova baletin derisa sforcimi e dhimbja po ndiheshin gjithmonë e më shumë. Erdhi koha që vendosa të operohem dhe këtu nisi largimi që askush, as unë, nuk e menduam se do të zgjaste për aq shumë vite,” tha Eno Birko.

Pas operacionit dhe periudhës së rikuperimit, ai nuk arriti të rikthehej dot në skenë për shumë vite, duke përballuar gjithashtu probleme me shëndetin mendor dhe alkoolin, që e bënë këtë periudhë të jetës së tij shumë të vështirë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Me makinë të blinduar dhe armë me fishek në fole, arrestohet pas ndjekjes 41-vjeçari...

0
Një 41-vjeçar është arrestuar nga Policia në Lezhë, pasi qarkullonte me një automjet të blinduar dhe nuk iu bind urdhrit të efektivëve për të...

Tragjedia që tronditi familjen shqiptare në Florida, tre fëmijë humbin jetën në zjarr: dy...

0
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga tragjedia që goditi familjen shqiptare Manati në Jacksonville të Floridës, ku tre fëmijë humbën jetën pasi...

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...