7.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Balla i përgjigjet Berishës për MEK: ‘Boll bëre KORBIN nuk është çështje për Kuvend”

Taulant Balla i është përgjigjur Sali Berishës në Parlament që kërkoi të futet në rend dite çështja e muxhahedinëve, kampi i të cilëve në Manzë të Durrësit u kontrollua nga policia me urdhër të SPAK dhe GJKKO.

Balla tha se çështja nuk mund të hidhet në votim për t’u përfshirë ose jo në rend dite, pasi nuk është depozituar si kërkesë. Si e tillë, sipas Ballës, nuk ka asnjë kërkesë që të hidhet për votim.

Balla theksoi se hetimi i SPAK tek kampi i MEK në Manzë është çështje e drejtësisë dhe jo e Kuvendit.

“Ka një formë për prezantimin e kërkesave të cilat paraqiten përpara seancës nuk ka asnjë kërkesë të tillë të depozituar. Ky që bën sikur i dhemb barku për atë që po heton drejtësia bën të njëjtën gjë sa herë që drejtësia bën detyrën e vet. Kuvendi as nuk mund të përfshihet dhe as të ndërhyjë në çështje që i takojnë vetëm drejtësisë. Kjo është një çështje ku Policia e Shtetit ka zbatuar pikë për pikë vendimin dhe urdhrin e prokurorisë.

Përdorimi për qëllime politike i një ngjarje si kjo është diçka që ka 32 vite që ky vend e di fare mirë që ky personi që sapo foli bën korbin dhe ndërkohë që ne na duhet të vazhdojmë me çështjet e rëndit të ditës. Nuk mund të hedhim në votim diçka që nuk ekziston. Për të ndryshuar rendin e ditës ka një procedurë, kështu që nuk ka nevojë për votim, ecim vetëm përpara me çështjet e rendit të ditës”, tha ndër të tjera Taulant Balla.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...