11.5 C
Tiranë
Thursday, April 30, 2026
spot_img

Balla mbas konferencës së kryetarëve /”Bojkotimi nga PD nuk është rruga e duhur pasi do ta pësojnë vetë”

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla tha se mazhoranca kishte dëshirë që presidenti i Republikës të zgjidhej edhe me pëlqimin e opozitës.

Gjatë deklaratës për mediat, Balla iu përgjigj tentativës së PD-së për të bojkotuar Kuvendin e cila sipas tij nuk është rruga e duhur pasi opozita e ka pësuar disa herë nga bojkoti.

Pyetje: Në kryesinë e PS-së të premten do të zgjidhni emrat e kandidatëve për President?
“E thashë në Konferencën e Kryetarëve kemi ndjekur një proces që do ta quajmë korrekt me Kushtetutën. Në 3 raundet e para, Presidenti zgjidhet me 85 vota dhe kemi rënë dakord që në tre raundet e para emrat t’i bënte opozita por në realitet nuk erdhi asnjë propozim me 20 firmat e nevojshme për Presidentin e ri. Vendimi i kryesisë së PS për emrin e kandidatit për president do të bëhet publik dhe natyrshëm duhet të jetë edhe aprovimi nga grupi parlamentar që do të votojë edhe presidentin në Kuvend”, tha fillimisht Balla.

Pyetje: Do hapen zarfet apo do të kemi një emër surprizë? “Të premten do ta merrni vesh kur të konsultohemi edhe në Kryesinë e PS-së”.
Pyetje: Grua apo burrë presidenti i ri? “Është çështje që ha diskutim dhe nuk duhet të përjashtohet asnjë prej gjinive, duhet të kemi President ZRepublike që të mishërojë vlera të larta të integritetit publik, i ndryshëm nga Ilir Meta”

Pyetje: Opozita do të bojkotojë Kuvendin në raundin e katër për zgjedhjen e presidentit?
“Dëshira jonë ka qenë që ne ta zgjedhim presidentin me opozitën, i shpreha keqardhjen Alibeajt që nuk i bën nder PD-së që drejtohet nga ai që të kthehet në format e vjetra të bojkotit. Ajo që i ka dhënë shumë leksion çdo partie. Leksionet duhet të bëhen mësime. Bojkot të seancës parlamentare, për cfarë? Mos e bëjnë më të njëjtin gabim”, tha Balla.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...