33 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Balla në fjalën e tij tyë parë si ministër para drejtuesve të policisë: Nuk do të ketë më feudë e bajraqe!

Në fjalën e tij të parë si Ministër i Brendshëm, Taulant Balla ka kërkuar nga policia që të vërë sa më shpejt në pranga të afërmit e ish-deputetit Rrahaman Rraja, të shpallur në kërkim pas dhunës në drejtim të dy kushërinjve Maja në Borizanë.

Unë nuk do të cedoj në asnjë rast për masat që do të ndërmerren për cënim të këtij standardi. Arrestoni Rexhep Rrajen” tha Balla.

Balla kritikoi policinë pse ende nuk kanë arrestuar djalin dhe vëllain e ish deputetit socialist Rrahman Rraja

Në takimin e parë që kam zhvilluar me drejtorin e përgjithshëm dhe të Tiranës kërkesa ime e parë ishte arrestimi i vëllait dhe djalit të ish deputetit të fushë Krujës, i cili është miku dhe ish kolegu im Rrahman Rraja. Ai u vetëndëshkua moralisht por policia ende nuk ka bërë detyrën e saj për të ndëshkuar dy individët që kanë vendin para drejtësisë një orë e më parë”, vijoi Ministri i Brendshëm.

Balla tha se që nga nesër do të hapet aplikimi për 100 banesat e para për punonjësit e policisë që jetojnë jashtë zonës së vandbanimit të tyre. Balla vuri theksin tek mbështetja financiare dhe ajo për strehimin për punonjësit e Policisë së Shtetit.

“Do kujdesem posaçërisht për rritje të standardit të jetesës së punonjësve të policisë. Që nga kushtet financiare, deri tek kushtet e strehimit. Mbështetja, për ata që krijojnë familje të reja, apo që punojnë jashtë vendbanimit.

Nga nesër nisim trajtimin e çështjes se banimit për ata punonjës policie që jetojnë jashtë zonë së vendbanimit. Do të hapet aplikimi për 100 banesat e para”, tha Balla, i cili shtoi se për kriteret e aplikimit, do të jetë Ministria e Financave që do ti bëjë publike ato.

Balla u bëri të qartë drejtuesve të policisë se kush deputet ndërhyn në punën e tyre, nuk do të ketë asnjë tolerim, ndërsa u sugjeroi që emrat e tyre ti adresojnë tek ai.

‘Do i jap secilit prej jush mundësinë që të punojmë të gjithë se bashku. Ka ndodhur në të shkuarën që pasardhës të mi e kanë nisur detyrën duke ndërruar drejtues dhe shefa. Unë nuk e shoh të udhës që të gjykoja njërin prej jush nga lartësia e detyrës sime. Jam këtu për t’ju udhëhequr, për t’ju mbështetur e duke dëgjuar prej jush. Natyrisht fakti që e marr stafetën nga një koleg e shok i imi i njohur për seriozitetin dhe korrektesën e tij, ma bën të lehtë se sa sikur të më duhej të nisja nga e para.

Kush do të jetë i gatshëm për ta bërë këtë në vijën e këtij fronti të përbashkët do të ketë mbështetjen time pa rezerva. Kush nuk do të tregojë gatishmërinë për të punuar së bashku, për të shkuar përtej vetes do ta ketë të pamundur të qëndrojë në pozicionin që ka. Asnjë deputet nuk duhet të ndërhyjë në punën tuaj. Kushdo deputet që ndërhyn tek ju nuk do të mund të ketë asnjë tolerim. Ju keni detyrën t’i dëgjoni me respekt sa herë ju bie telefoni prej çdo deputeti, por për çdo rast që ndërhyn në kryerjen e detyrës suaj deputetin ta drejtoni tek unë. Ndërhyrja është e paparanueshme.’– tha Balla.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...