29.5 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Elisa Spiropali zhvilloi sot takim me kreun e Prezencës së OSBE në Shqipëri/ “Bisedova me z.Del Monaco për vazhdimësinë e Reformës, duke shprehur vullnetin e plotë të shumicës tonë qeverisëse”

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali zhvilloi sot një takim me kreun e Prezencës së OSBE në Shqipëri, Vincenzo Del Monaco.

Lajmin Ministrja Spiropali e ka bërë të ditur përmes një postimi në facebook ku shkruan se me z.Del Monaco bisedoi për vazhdimësinë e Reformës, duke shprehur vullnetin e plotë të shumicës tonë qeverisëse në zbatimin e rekomandimeve të mbetura, duke nisur nga kuadri ligjor tek administrimi zgjjedhor, të gatshëm për t’i dakordësuar këto prioritete në tryezë me opozitën.

“Rekomandimet e dhëna nga OSBE/ODIHR, të adresuara në ndryshimet legjislative, reflektuan frymën pozitive në zgjedhjet e 25 Prillit.”-shkruan ndër të tjera Spiropali.

Postimi i Ministres Spiropali:
Me kryetarin e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Vincenzo Del Monaco.
Rekomandimet e dhëna nga OSBE/ODIHR, të adresuara në ndryshimet legjislative, reflektuan frymën pozitive në zgjedhjet e 25 Prillit.

Bisedova me z.Del Monaco për vazhdimësinë e Reformës, duke shprehur vullnetin e plotë të shumicës tonë qeverisëse në zbatimin e rekomandimeve të mbetura, duke nisur nga kuadri ligjor tek administrimi zgjedhor, të gatshëm për t’i dakordësuar këto prioritete në tryezë me opozitën.

E përgëzova Ambasadorin për arritjen e zhvillimit të Konferencës së ardhshme të Medias së OSBE në Tiranë më 11 Tetor, një konferencë ndërkombëtare me prezencën e gazetarëve dhe rrjeteve mediatike më në zë të rajonit, ku do kem kënaqësinë të flas për disa nga sfidat tona të përbashkëta si liria e medias, dezinformimi dhe standardet më të larta të informimit të publikut.

opennews.al

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...