26.3 C
Tiranë
Saturday, June 20, 2026

Ballkani perëndimor po zien , Vuçiç shmang fjalën sulm duke e trajtuar si një masë defensive

Fjalët e ministrit serb të Mbrojtjes, Milos Vuçeviç tingëlluan kërcënues, sikur konflikti i Serbisë me Kosovën ishte gati para shpërthimit ushtarak. “5000 forca speciale të ushtrisë serbe po vendosen në gjendje luftarake. Deri në fund të vitit 2023 ato do të jenë të gjitha të gatshme për luftë. Ato do të jenë grushti ynë më i fuqishëm dhe do të shkatërrojnë qëllimet e këqija të atyre që nuk e duan vendin tonë”, tha Vuçeviç gjatë vizitës së trupave serbe në kufirin me Kosovën.

Ky është shkallëzimi më i fortë i situatës në Kosovë prej vitesh e megjithatë është ende shumë e pamundur që forcat luftarake serbe do tentojnë të hyjnë në Kosovë. Aty janë stacionuar 3500 ushtarë të NATO-s të misionit të KFOR-it që kujdesen për sigurinë në vend. Edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq e shmang deri tani fjalën “sulm”. Ai flet në vend të kësaj për një masë defensive. “Ne bëjmë gjithçka, që të ruajmë paqen dhe stablitetin. Por pasi shqiptarët janë armatosur dhe veprojnë kundër popullit tonë, ne do të bëjmë gjithçka, që të mbrojmë serbët në veri të Kosovës.” Kështu u shpreh presidenti serb në një videoclip në profilin e tij në instagram.

Presidenti serb e paraqet veten të zemëruar

Presidenti serb aktualisht nuk le rast pa iu drejtuar popullit të vet i zemëruar duke u paraqitur si politikani që garanton mbrojtjen e serbëve të Kosovës. Vuçiq paraqitet në televizone me persona që sipas tij sundohen nga qeveria e dominuar nga shqiptarët në Prishtinë. Ai doli së bashku me kreun e kishës ortodokse serbe, Patriarkun Porfirije, që është edhe kryepeshkopi i patriarkanës së Pejës. Porfirije donte këtë javë të vizitonte Pejën por nuk u lejua nga policia kufitare kosovare. Më tej Vuçiq u shfaq me një familje vreshtarësh të serbëve të Kosovës, vera e të cilëve u konfiskua dhe u shkatërrua. Për shkak se kjo familje kishte tatime të pashlyera, policia e Kosovës i mori verën, i përzieu llojet e rrushit duke e bërë verën të papërdorshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjedi në plazhin e Tales! Dy motra 9 dhe 11 vjeçe humbin jetën në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lezhën mesditën e kësaj të premteje, ku dy vajza të mitura kanë humbur jetën në plazhin e Tales. Sipas...

Hodhi mbeturinat dhe u përfshi në sherr, plagoset me thikë Dritan Aga në Tiranë...

0
Një konflikt i dhunshëm i regjistruar në kryeqytet ka përfunduar me plagosjen e dy personave, mes tyre edhe shtetasi Dritan Aga. Ngjarja ka ndodhur në...

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...