23.6 C
Tiranë
Thursday, September 24, 2026

Balluku: Shqipëria e angazhuar për sigurinë kibernetike, NATO “familje solidariteti”

Tiranë – Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka theksuar angazhimin e Shqipërisë për forcimin e mbrojtjes kibernetike, gjatë Konferencës së NATO-s për Mbrojtjen Kibernetike, e zhvilluar në Tiranë me pjesëmarrjen e delegacioneve nga 32 vende anëtare të Aleancës.

Në fjalën e saj, Balluku nënvizoi se siguria në hapësirën dixhitale është sot një nga sfidat më të mëdha globale, dhe se Shqipëria po punon ngushtë me partnerët ndërkombëtarë për të garantuar një mjedis më të sigurt për qytetarët dhe institucionet.

“Në një botë ku rreziku vjen nga çdo cep i hapësirës dixhitale, ne nuk mund të jemi spektatorë. Duhet të jemi të përgatitur, të bashkuar dhe të fortë,” – deklaroi Balluku.

Ajo e përshkroi NATO-n si më shumë se një aleancë ushtarake, duke e cilësuar atë si një “familje solidariteti dhe bashkëpunimi” që mbron lirinë dhe paqen përmes unitetit dhe teknologjisë.

“Shqipëria është krenare që luan një rol aktiv në këtë betejë të përbashkët dhe jep kontributin e saj për sigurinë kolektive të Aleancës,” shtoi ministrja.

Konferenca e NATO-s për Mbrojtjen Kibernetike në Tiranë është pjesë e nismave të aleancës për rritjen e rezistencës ndaj sulmeve dixhitale dhe shkëmbimin e praktikave më të mira mes vendeve anëtare.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Plagosje me armë zjarri në Lezhë, Daniel Pikuli në gjendje të rëndë: policia në...

0
Një person është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në Lezhë. I plagosuri është identifikuar si Daniel Pikuli dhe, sipas informacionit të policisë,...

“I dërgoi 3 foto të ekspertizës së makinës”, nis seanca për Fatjon Kallucin dhe...

0
Ka nisur seanca për verifikimin e masës së sigurisë dhe marrjen në pyetje të Fatjon Kallucit dhe Embro Sulejmanit, të arrestuar në kuadër të...

“Ne kemi fituar”, Kurti kujton Afrim Bunjakun në trevjetorin e Banjskës: “Synimi ishte aneksimi...

0
Në trevjetorin e sulmit të armatosur në Banjskë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar policin Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye...

Çiftet që postojnë më pak foto së bashku janë më të lumtur? Ja çfarë...

0
Sa nga jeta jonë private ndajmë në rrjetet sociale është një vendim personal për secilin prej nesh, por një anketë e fundit ka nxjerrë...

Tom Cruise “shkel” protokollin mbretëror me Kate Middleton, gjesti i tij në tapetin e...

0
Tom Cruise u përpoq të sillej si një zotëri me Kate Middleton gjatë premierës së filmit të tij të ri “Digger” në Londër, por...