11.5 C
Tiranë
Tuesday, January 27, 2026
spot_img

Balluku: Shqipëria në prag të një revolucioni detar, nis ndërtimi i portit të ri industrial pranë Durrësit

Sektori detar shqiptar pritet të hyjë në një fazë të re zhvillimi strategjik. Ministrja Belinda Balluku deklaroi sot se infrastruktura portuale e vendit ka kaluar nga një gjendje mirëmbajtjeje minimale në një transformim tërësor në dhjetëvjeçarin e fundit.

Sipas saj, një ndër sfidat më të mëdha për sektorin detar ka qenë mungesa e dixhitalizimit dhe ndarja jo e qartë funksionale e porteve, problematika të cilat tashmë janë pjesë e një strategjie të re kombëtare që synon modernizimin dhe integrimin e Shqipërisë në rrjetet ndërkombëtare të transportit detar.

Një ndër shtyllat më të rëndësishme është dixhitalizimi i plotë i gjithë trafikut detar, si dhe garantimi i sigurisë detare në përputhje me standardet ndërkombëtare,” u shpreh Balluku.
Ajo shtoi se vetëm në 10 vitet e fundit, Shqipëria ka regjistruar 8.5 milionë pasagjerë nëpërmjet porteve të saj, duke theksuar se ky fluks i shtuar kërkon një infrastrukturë shumë më moderne dhe të sigurt.

Ministrja njoftoi gjithashtu për një zhvillim madhor: në prag të nisjes është një kantier i fuqishëm ndërtimi, vetëm pak milje larg qytetit të Durrësit, në një zonë industriale të përzgjedhur posaçërisht.
Porti i ri pritet të ketë një thellësi nga 13 deri në 16 metra, çka do të mundësojë akomodimin e anijeve të mëdha dhe do të shumëfishojë kapacitetet e industrisë detare shqiptare.

“Ky projekt do të sjellë një revolucion të vërtetë për ekonominë blu të vendit tonë,” përfundoi Balluku.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Isa Myzyraj: “Mazhoranca na theu besimin”, thirrje deputetëve: “Mos e votoni projektligjin për shpifjen”

0
Isa Myzyraj akuzon mazhorancën për thyerje besimi: Thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin për shpifjen Gazetari Isa Myzyraj ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për thyerje të...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari nga...

0
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë, pas disa muajsh hetime dhe...

DJ Onno konfirmon romancën me Gretën: “Po, jemi bashkë”, lidhja që ndezi rrjetin në...

0
Selin Bollati dhe Greta Kazazi janë kthyer në dy nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, jo vetëm...

Kim Kardashian rrëfen si përdori Britney Spears për famë: “Fama ishte gjithçka që doja”

0
Kim Kardashian ka bërë një rrëfim të pazakontë nga vitet e para të përpjekjeve të saj për famë, gjatë një bisede në podkastin “Khloé...

Horoskopi ditor, e Martë, 27 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi. Merrni kohë për të menduar para se të veproni. ♉ Demi Qëndrueshmëri dhe siguri. Çështjet praktike marrin drejtim pozitiv. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...