20.1 C
Tiranë
Monday, July 6, 2026

Balluku:”Do të paraqesim një paketë kursimi për qytetarët, energjia elektrike drejt vështirsimit”

Ministrja Belinda Balluku ka paralajmëruar që me kalimin e ditëve do të prezantohet një paketë kursimi për qytetarët, pasi tregu mund të përballet me mungesë furnizimi me energji.

“Shqetësimi më i madh që duhet të kemi, është furnizimi në treg, ajo që po hasim çdo ditë është që nuk përmbushen sasitë e kërkuara. Duke qenë se baza e prodhimit janë termocentralet, po ndodh që nuk ka sasi në treg.

Ne po punojmë maksimalisht për të maksimalizuar kaskadën e Drinit, e ka nisur Italia nga godinat qeveritare, do ta nisim nga ndërprerjet e paisjeve menjëherë pas përfundimit të orarit zyrtar.

Do ti drejtohemi qytetarëve dhe me një paketë kursimi, si duhet përdorur kondicioneri, si duhet të nisë energjia me nëj orë vonesë. Eshtë një treg që sasitë energjitike janë të kufizuara”, tha Balluku.

Sipas Ballukut të gjitha vendet, kanë rritur, në mos dyfishuar çmimin e energjisë elektrike, ndërkohë që qeveria shqiptare tha ministrja, ka ruajtur disa fasha, siç janë konsumatorët familjarë, dhe biznesi i vogël dhe i madh.

“Kriza energjitike nuk ka nisur as tani, as në fillim të këtij viti, ka nisur që në verën e kaluar, kemi marrë të gjitha masat, ndërkohë që çmimet e importit kanë filluar që të rriten që në muajin Shtator.

Në Shtator -Tetor, ne filluam që të blinim në shifra shumë të larta, gjatë asaj periudhe ministria e financave ka vëë një kredi, nga garancia sovrane, për të mbuluar kostot. E gjitha fasha që përfshin konsumatorët familjarë, biznesin e vogël dhe të mesëm, është marrë vendimi që të mbrohet nga qeveria.

Jemi përpara një fakti, që nga Janari i 2022, bizneset e mesme duhet të dilnin në treg të lirë, dhe qeveria ka vendosur që ti ruajë deri në fund të muajit Maj, ku do të ulemi sërish në tryezën e diskutimit. Ndërkohë që biznesi i madh, edhe më herët ka operuar në tregun e lirë të energjisë.

Do ti referohem vetëm vitit 2022, ne përdorim gjithmonë kaskadën, shiu është bërë një luks në Shqipëri, presim ndonjë ndryshim të vogël deri në 20 Mars, por ky pritet që të jetë një vit i thatë”, tha Balluku.

Sipas shifrave të deklaruara nga Balluku, në 4 muajt e parë të vitit qeveria shqiptare ka dhënë 320 milionë euro për furnizimin me energji.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ndahet nga jeta aktori i madh Koço Qëndro, ikona e teatrit shqiptar u shua...

0
Është ndarë nga jeta në moshën 99-vjeçare aktori i njohur i teatrit të Korçës dhe një nga figurat më të spikatura të skenës dhe...

Zjarri masiv në Spanjë, 45 mijë banorë urdhërohen të mos dalin nga shtëpitë

0
Rreth 45 mijë banorëve në verilindje të Spanjës u është kërkuar të qëndrojnë brenda banesave për shkak të tymit të dendur të shkaktuar nga...

IGJEO jep alarmin: Rrezik i lartë për zjarre në Lezhë, Durrës dhe Fier, nesër...

0
Instituti i Gjeoshkencës (IGJEO) ka paralajmëruar se gjatë ditës së sotme dhe nesër në disa qarqe të vendit do të ketë rrezik të shtuar...

“Me të dyja kam pasur një histori”/ Keijsi Hyseni flet për Stelina Kurinën dhe...

0
Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Keijsi Hyseni, ishte i ftuar në emisionin “Top Arena”, ku u përball me pyetje rreth jetës së tij...

Tre vatra të reja zjarri përfshijnë Lezhën, flakët rrezikojnë banesat në Pllanë

0
Pas zjarrit të regjistruar më herët në malin e Shëngjinit, gjatë ditës së sotme janë shfaqur edhe tre vatra të tjera zjarri në qarkun...