35.9 C
Tiranë
Tuesday, June 30, 2026

Banda kriminale dënohet në Britani: Mes të dënuarve edhe shtetas shqiptarë

Autoritetet britanike kanë dënuar me burg tetë anëtarët e një bande kriminale të përfshirë në trafikimin e sasive të mëdha të kokainës. Mes të dënuarve ka edhe shtetas shqiptarë, të cilët luanin një rol kyç në furnizimin me drogë.

Sipas raportimeve të BBC, grupi drejtohej nga dy vëllezër:
•Warren Allison, 36 vjeç, i cili u dënua me 23 vite burg
•Kelroy Allison, 41 vjeç, i dënuar me 16.5 vite burg

Policia britanike raportoi se banda përdorte rrjete të koduara komunikimi për të organizuar shitjet e drogës dhe kishte siguruar një automjet të modifikuar për transportin e sigurt të saj. Njëri nga korrierët e grupit, Richard Cowell, 57 vjeç, pranoi se kishte punuar për disa grupe kriminale dhe u dënua me 9 vite burg.

Një tjetër anëtare e bandës, Porcia Densley, 38 vjeçe, e cila menaxhonte financat dhe shpërndarjen e parave të drogës, u dënua me 8 vite burg.

Gjatë operacionit të policisë, u kapën 320,000 deri në 400,000 paund kokainë në Bristol, e cila po i dorëzohej Anthony Burke, kushëri i vëllezërve Allison. Ai u dënua me 8 vite burg.

Pjesëmarrja e shtetasve shqiptarë

Sipas hetimeve, kokaina furnizohej nga dy shtetas shqiptarë, të cilët u larguan nga Britania për t’i shpëtuar arrestimit. Megjithatë, ata u kapën dhe u dënuan si më poshtë:
•Ledian Hoxha, 38 vjeç – 7 vite e 4 muaj burg
•Pjeter Pisha, 37 vjeç – 6 vite e 8 muaj burg

Një tjetër shtetas shqiptar, Enid Aliko, 28 vjeç, i cili kishte siguruar një pajisje të koduar për komunikim dhe vepronte si ndërmjetës me rrjetet kriminale shqiptare, u dënua me 4 vite burg.

Gjatë gjyqit 12-javor, disa prej të akuzuarve u përpoqën të mohonin përfshirjen në trafik droge, duke pretenduar se mesazhet e tyre i referoheshin shitjes së rrobave false. Megjithatë, provat e paraqitura nga prokuroria i rrëzuan pretendimet e tyre.

Ky operacion shënon një tjetër goditje të fortë kundër rrjeteve të trafikut të drogës në Britaninë e Madhe, ku autoritetet po intensifikojnë hetimet ndaj grupeve kriminale me origjinë të huaj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

‘Shembëlltyra më e zezë e alternativave politike’/ Rama reagon ndaj protestave: Qytetarët kanë të...

0
Prej rreth një muaji, mijëra qytetarë shqiptarë brenda dhe jashtë vendit kanë dalë çdo ditë në protestë duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama....

Horoskopi ditore, e Martë, 30 Qershor 2026

0
♈ Dashi Dita sjell shtysë për të mbyllur gjëra të mbetura pezull. Mund të merrni një sinjal të qartë për një vendim që keni shtyrë...

Parashikimi I motit, e Martë, 30 Qershor 2026

0
Për 30 qershorin 2026, parashikohet një ditë tipike verore në të gjithë vendin, me mot kryesisht të kthjellët dhe temperatura të larta. Fundi i...

“Nuk e kam porositur këtë pako”/ Arrestohet në flagrancë amerikania në Tiranë pas dorëzimit...

0
Policia ka goditur një rast të dyshuar të trafikimit të lëndëve narkotike përmes shërbimit postar, ku një shtetase amerikane 48-vjeçare me iniciale Sh.I., e...

“Arrestohet kushëriri i Ervis Martinajt te dera e një të dënuari për vrasje”/ U...

0
Emiljano Nina, kushëriri i ish-bosit të lojërave të fatit Ervis Martinaj, është arrestuar te dera e banesës së Ilir Selmanit, i cili është dënuar...