10.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Banka e Shqipërisë ndërhyn sërish në tregun valutor për të frenuar rënien rekord të kursit Euro-Lek

Banka e Shqipërisë ka reaguar me ndërhyrje në tregun valutor gjatë muajit maj, për të ndaluar valën e re të rënies së kursit të këmbimit Euro-Lek, që arriti në nivele historike.

Më 6 maj, euro arriti nivelin rekord prej 97.99 lekësh, duke regjistruar rënien më të madhe që nga hapja e tregut valutor. Si pasojë, Banka e Shqipërisë ka blerë euro në tregun e brendshëm që prej ditës së nesërme, 7 maj, me qëllim që të frenojë këtë tendencë dhe të stabilizojë kursin.

Sasia e euros së blerë nuk bëhet publike në kohë reale, por shifrat jepen më vonë në raportet tremujore të Bankës. Viti 2024 ishte viti me blerjen më të madhe historike të valutës nga Banka e Shqipërisë, me afro 933 milionë euro, një rritje prej 249% krahasuar me një vit më parë.

Ndërhyrjet direkte për të ndaluar rënien e euros me lekun arritën vlerën rekord prej 649 milionë eurosh, ku blerjet nisën në maj dhe vazhduan deri në dhjetor, me një ndërprerje të shkurtër në shtator. Tetori rezultoi muaji me blerjet më të mëdha, 169.4 milionë euro.

Kursi mesatar Euro-Lek për vitin 2024 pësoi një rënie prej 7.4% në krahasim me 2023, duke arritur në nivelet më të ulëta historike, si 98.11 lekë në nëntor 2024.

Banka e Shqipërisë argumenton ndërhyrjet me qëllimin për të mbajtur inflacionin nën kontroll, pasi forcimi i lekut redukton presionet inflacioniste të importit. Aktualisht, inflacioni është poshtë objektivit 3% të Bankës. Ndërhyrjet për të ndalur rënien e euros janë në harmoni me politikat e mbajtjes së kursit të lirë të këmbimit, që Banka e Shqipërisë vazhdon të mbështesë.

Në mungesë të këtyre ndërhyrjeve, rënia e mëtejshme e euros do të kishte qenë më e theksuar, duke sjellë pasoja negative në ekonomi dhe inflacion.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...