33.4 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Kush është prokurori i “tmerrshëm” belg që mori në pyetje Bashën, i “urryer” nga avokatët

Në ndër prokurorët belg që mori në pyetje dje kreun e PD Lulzim Basha në lidhje me cështje e “Toyota Yaris” është Julien Moinil vetëm 35-vjeç.

Ai ka një karrierë të shkëlqyer pavarësisht moshës së re. Sipas medias së njohur lalibre.al që ka bërë një prezantim të karrierës së tij, thuhet se gjyqtari federal di të respektohet dhe shumë avokatë e njohin talentin e tij edhe pse për një pjesë “urrehet” për rezultatet e tij.

Moinil e ka nisur karrierën e tij në moshën 23-vjeçare ndërsa pak kohë më vonë ai iu bashkua zyrës së prokurorit publik të Brukselit si magjistratë. Më vonë ai do ti bashkohej zyrës së prokurorit publik të Monsit, ku kryesisht merrej me rastet e krimit të organizuar.

Shpejt, magjistrati do të ngjitet në prokurorinë federale, ku prej dy vitesh i janë besuar çështjet më të rëndësishme.

Por cilat janë disa nga çështjet “pikante” që mbajnë emrin e tij?

Mjafton të përmendim këtu se ai qëndron pas hetimeve për shitjen e ekipit të madh të futbollit Anderlecht, arrestimin e Patrick De Koster, agjentit të futbollistit Kevin De Bruyne, sekuestrimin e armëve nga një komisioner i Brukselit etj.

Këtë javë, ai po heton në lidhje me çështjen e profilit të lartë që përfshin ish-prezantuesin e televizionit Stéphane Pauwels. Ndërsa pa befasi kërkoi dënime të rënda për disa prej protagonistëve të çështjes, nuk hezitoi të kërkojë edhe lirimin e disave.

Ai gjithashtu sqaroi, kur iu drejtua rastit të Pauwels, se ai kishte pak interes për futbollin dhe se për këtë arsye ai përballej me një burrë dhe jo me një yll televiziv.

Sven Mary, avokati i Stéphane Pauwels, konfirmon profesionalizmin e tij “Tashmë në atë kohë, ai po përballej me një ngarkesë të madhe pune,” thotë Mary.

“Ai përkufizohet si një prokuror që dëshiron të pastrojë prokurorinë me metoda më agresive”- thuhet më tej në shkrimin e Lalibre.al

Ndërkaq ditën e djeshme së bashku me kolegët e tij ata kanë marrë për më shumë se dy orë në pyetje Lulzim Bashën në lidhje me dosjen e 3.4 milionë eurove në “Toyota Yaris.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...