21.9 C
Tiranë
Wednesday, July 1, 2026

Banorët e Baks-Rrjollit paralajmërojnë përshkallëzim: “Protesta do të jetë e pandalshme”, kërcënojnë me bllokim rrugësh dhe protestë para SPAK

Për të tretën ditë radhazi, banorët e fshatit Baks-Rrjoll në Velipojë kanë vijuar protestën kundër ndërtimit të një resorti turistik në zonë, duke paralajmëruar përshkallëzim të situatës me bllokim të rrugëve dhe një protestë para Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Banorët pretendojnë se projekti cenon pronat e tyre dhe rrezikon rreth 80 banesa, ndërsa akuzojnë institucionet shtetërore për mungesë reagimi. Në një prononcim për mediat, një prej protestuesve deklaroi se kundërshtimi nuk do të ndalet derisa çështja e pronësisë të marrë zgjidhje.

“Sot është dita e tretë dhe do të jetë edhe dita e 30-të e e 300-të. Kjo protestë do të jetë e pandalshme,” u shpreh ai, duke theksuar se banorët posedojnë dokumente ligjore dhe vendime gjykatash për tokat e tyre.

Protestuesi drejtoi akuza të forta ndaj qeverisë, duke përmendur me emër Kryeministrin Edi Rama dhe Ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku, për të cilën tha se “ka firmosur”. Ai akuzoi gjithashtu biznesmenin Bashkim Ulaj dhe një ish-zyrtar të quajtur Fatmir Shpellza, të cilët i konsideroi përgjegjës për situatën.

“Ne nuk jemi popull që kemi ardhur të zëmë tokat e tjetrit. Ne i kemi me letra, me vendime gjykatash dhe në proces ligjor,” deklaroi protestuesi, duke i bërë thirrje edhe kryetarit të Bashkisë Shkodër, Benet Beci, si dhe administratorit të Velipojës, që të interesohen për problemin e banorëve dhe të dalin në terren.

Banorët paralajmëruan se hapi i radhës do të jetë bllokimi i rrugës kryesore, ndërsa për ditën e nesërme kanë njoftuar një protestë para SPAK, ku kërkojnë të priten nga drejtuesit e institucionit.
“Do ta presin popullin e Rrjollit nga ora 11:00 te dera,” u shpreh protestuesi.

Në lidhje me praninë e forcave të shumta policore, banorët kërkuan që protesta të mos përballet me dhunë, duke theksuar se ajo është paqësore. Sipas tyre, një ditë më parë disa të rinj janë shoqëruar nga policia, çka ka shtuar tensionin në zonë.

Pavarësisht kësaj, protestuesit shprehen të vendosur se nuk do të tërhiqen, duke këmbëngulur se do të vijojnë kundërshtimet deri sa autoritetet të dëgjojnë zërin e tyre dhe të ofrojnë një zgjidhje për çështjen e pronësisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

‘Shembëlltyra më e zezë e alternativave politike’/ Rama reagon ndaj protestave: Qytetarët kanë të...

0
Prej rreth një muaji, mijëra qytetarë shqiptarë brenda dhe jashtë vendit kanë dalë çdo ditë në protestë duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama....

Horoskopi ditore, e Martë, 30 Qershor 2026

0
♈ Dashi Dita sjell shtysë për të mbyllur gjëra të mbetura pezull. Mund të merrni një sinjal të qartë për një vendim që keni shtyrë...

Parashikimi I motit, e Martë, 30 Qershor 2026

0
Për 30 qershorin 2026, parashikohet një ditë tipike verore në të gjithë vendin, me mot kryesisht të kthjellët dhe temperatura të larta. Fundi i...

“Nuk e kam porositur këtë pako”/ Arrestohet në flagrancë amerikania në Tiranë pas dorëzimit...

0
Policia ka goditur një rast të dyshuar të trafikimit të lëndëve narkotike përmes shërbimit postar, ku një shtetase amerikane 48-vjeçare me iniciale Sh.I., e...

“Arrestohet kushëriri i Ervis Martinajt te dera e një të dënuari për vrasje”/ U...

0
Emiljano Nina, kushëriri i ish-bosit të lojërave të fatit Ervis Martinaj, është arrestuar te dera e banesës së Ilir Selmanit, i cili është dënuar...