33.4 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Banorët e Laçit marrin më në fund çelësat e banesave të tyre mbas 2 viteve pritje

Qeveria shqiptare i ka hapur rrugë proçesit të shpërndarjes së çelësave të apartamenteve për banorët që kanë përfituar pas tërmetit të vitit 2019, në zonën e Kurbinit. Ndërtesat që janë shpërndarë sot janë financuar nga Turqia.

Ditën e sotme ka folur për këtë temë edhe kryebashkiakja e Kurbinit, Majlinda Cara, e cila ka bërë të ditur se tashmë qytetarët e saj do të kenë shtëpitë e tyre ndërsa ka folur edhe për fazët tjera të proçesit të rindërtimit.

Cara, ka thënë gjithashtu se ky proçes ka vijuar edhe për 218 familje që ka preferuar të marrin vetë grantin për ndërtimin e banesave të tyre, 112 prej të cilave janë thuajse në përfundim të ndërtimit të tyre dhe pjesa tjetër po aplikojmë për lejet e ndërtimit dhe pritet të fillojnë.

Bashkia e Kurbinit është duke rindërtuar 225 ndërsa të tjera, ku kjo njësi vendore është zhvilluese e tyre.

Në bashkinë e Kurbinit janë 522 apartamente që janë ndërtuar së fundmi nga qeveria turke, ndërsa dorëzimi i çelësave ishte vonuar për shkak se nuk i kishte kaluar ende pronësia kësaj bashkie.

Vetë qytetarët që kanë marrë në dorëzim çelësat shprehen:

-Po i morëm çelësat, shumë i kënaqur jam, në kohë rekord na i kanë realizuar të gjitha, të gjitha dëshirat na i plotësuan, 1+1 i kam pasur, nuk bëhet më mirë se kaq ndarja. Kemi qënë me qera në Lezhë, nuk e kemi menduar asnjëherë se do të bëheshin kaq shpejt.

-100% gati të lumtur mo, faleminderit prej shtetit, prej bashkisë, me ndarjen nuk kemi asnjë problem, veçse janë bërë pak të ngushta, nga dy vjet vështirësi sa të duash kemi pasur, ndërro shtëpi. Gjatë na ka shku mo, por mirë, desh Zoti.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...