16.5 C
Tiranë
Wednesday, March 11, 2026
spot_img

Banorët e Rrjollit protestë para SPAK kundër ndërtimit të resortit në Velipojë

Banorët e fshatit Rrjoll kanë protestuar përpara Prokurorisë së Posaçme (SPAK), duke kundërshtuar ndërtimin e një resorti turistik në zonën e Velipojës dhe duke kërkuar hetim për çështjen e pronësisë së tokave.

Protestuesit deklarojnë se disponojnë dokumente që dëshmojnë se tokat janë në pronësi të familjeve të tyre brez pas brezi që prej viteve 1930. Sipas tyre, kallëzimet e bëra më herët nuk janë hetuar siç duhet nga Prokuroria dhe Gjykata e Shkodrës.

Për herë të dytë, banorët iu drejtuan SPAK me protestë, duke kërkuar që institucioni të marrë në shqyrtim dosjen dhe të verifikojë punën e prokurorëve dhe gjyqtarëve të Shkodrës. Ata pretendojnë se pronat janë në pronësi të tyre dhe jo të një personi që, sipas tyre, ia ka kaluar tokën një investitori për ndërtimin e resortit turistik.

Banorët kanë paralajmëruar se do të dorëzojnë në SPAK edhe emrat e prokurorëve dhe gjyqtarëve që, sipas tyre, kanë abuzuar me trajtimin e dosjes. Gjatë protestës, disa prej tyre goditën me vezë godinën e institucionit.

Pak ditë më parë, banorët e Rrjollit depozituan një kërkesë zyrtare në Prokurori, ku kërkojnë një zgjidhje të shpejtë ligjore për verifikimin e dokumenteve që pretendojnë se vërtetojnë pronësinë e tyre mbi tokën ku po ndërtohet resorti turistik.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Bulqizë: Tre të rinj plagosen me thikë pas një konflikti familjar

0
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Bulqizë, ku tre persona mbetën të plagosur me thikë gjatë një konflikti mes...

Brazil: TikTok nën hetim për videot mizogjiniste që u bënë virale në Ditën e...

0
Qeveria e Brazilit ka kërkuar sqarime urgjente nga TikTok pas përhapjes së videove të rrezikshme që simulonin sulme ndaj grave, vetëm disa ditë pas...

Shqipëria, vendi me karburantin më të shtrenjtë në Europë në raport me të ardhurat

0
Sipas të dhënave të përpunuara nga Monitor, duke krahasuar çmimin aktual të naftës me të ardhurat mesatare për frymë, Shqipëria rezulton vendi më i...

Miri bëhet lideri i ri i Big Brother VIP Albania pas televotimit “flash”, nxjerr...

0
Miri është shpallur lider i shtëpisë përmes televotimit të shpejtë që u zhvillua në Prime, duke marrë një rol kyç në nominimet e së...

Ahmetaj akuzon Ramën: “Po shkel prezumimin e pafajësisë dhe po ushtron presion ndaj drejtësisë”

0
Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste, duke e akuzuar se me komentet për...