26.9 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Shqipëria, vendi me karburantin më të shtrenjtë në Europë në raport me të ardhurat

Sipas të dhënave të përpunuara nga Monitor, duke krahasuar çmimin aktual të naftës me të ardhurat mesatare për frymë, Shqipëria rezulton vendi më i shtrenjtë në Europë për karburantin.

Në vitin 2026, të ardhurat mesatare për frymë në Shqipëri janë rreth 12,000 dollarë në vit, ose 33 dollarë në ditë. Një litër naftë shitet me 200 lekë (2.4 dollarë), që përfaqëson 7.2% të të ardhurave ditore të një qytetari shqiptar – pesha më e lartë në Europë.

Në krahasim, në Serbi një litër karburant përfaqëson 3.7% të të ardhurave ditore, në Mal të Zi 3.6%, në Rumani 2.8%, dhe në Greqi 2.5%. Edhe pse çmimet nominale janë më të larta në disa vende si Holanda, diferenca e të ardhurave bën që pesha relative e karburantit të jetë shumë më e ulët jashtë Shqipërisë.

Arsye kryesore për çmimet e larta mbeten taksat, të cilat përbëjnë rreth 60% të çmimit të karburantit (akciza, taksa qarkullimi, taksa karboni dhe TVSH). Sipas ekspertëve, rritja e çmimeve ndodh shumë shpejt kur çmimi global rritet, ndërsa uljet reflektohen ngadalë në tregun vendas, duke rritur normat e fitimit të operatorëve.

Kjo situatë ka ndikim të drejtpërdrejtë mbi kostot e transportit dhe logjistikës në ekonomi, si dhe mbi shpenzimet e përditshme të familjeve shqiptare, duke e bërë Shqipërinë vendin ku karburanti konsumon pjesën më të madhe të të ardhurave mesatare në Europë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...