26 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Ahmetaj akuzon Ramën: “Po shkel prezumimin e pafajësisë dhe po ushtron presion ndaj drejtësisë”

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste, duke e akuzuar se me komentet për çështjen e tij ka shkelur parimin e prezumimit të pafajësisë dhe ka ushtruar presion ndaj drejtësisë.

Përmes një reagimi publik, Ahmetaj u shpreh se Kryeministri, gjatë mbledhjes së së hënës, foli për rastin e tij duke pretenduar se aty ka “1001 të zeza”, ndërkohë që sipas tij çështja ende nuk ka nisur të gjykohet dhe hetimet sapo janë mbyllur.

“Paraditen e të hënës në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Kryeministri, në përpjekje për të justifikuar qëndrimet e tij, gjeti kohë të flasë edhe për rastin tim, duke pretenduar se aty paskësh ‘1001 të zeza’”, shkruan Ahmetaj.

Ai thekson se një deklaratë e tillë publike për një çështje që i takon drejtësisë përbën, sipas tij, shkelje të hapur të parimit themelor të prezumimit të pafajësisë.

Sipas ish-zëvendëskryeministrit, është paradoksale që të flitet për këtë parim nga një kryeministër që, sipas tij, e shkel atë publikisht sa herë që i leverdis politikisht.

Ahmetaj thekson se prezumimi i pafajësisë është një e drejtë themelore e garantuar nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, nga aktet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe nga legjislacioni në fuqi. Ai shton se liria e shprehjes, edhe për një kryeministër, nuk mund të përdoret për të cenuar këtë parim apo për të ushtruar ndikim mbi vendimmarrjen e organeve të drejtësisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...