26.9 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Bulqizë: Tre të rinj plagosen me thikë pas një konflikti familjar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Bulqizë, ku tre persona mbetën të plagosur me thikë gjatë një konflikti mes familjarëve. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30, pas një sherri të çastit, kur tre shtetas janë shoqëruar në komisariat për sqarimin e rrethanave.

Pak minuta më pas, jashtë një lokali, familjarët e të shoqëruarve janë përfshirë në një përleshje fizike me tre persona të tjerë. Si pasojë e këtij konflikti, tre të rinj – Fluturim Tolle, 26 vjeç, Adhurim Koçi, 26 vjeç dhe Renaldo Dauti, 22 vjeç – u plagosën me mjete prerëse. Fluturim Tolle ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është transportuar për ndihmë të specializuar drejt Tiranës, ndërsa për dy të tjerët priten detaje për gjendjen e tyre.

Policia ka nisur kërkimin për dy autorët e dyshuar, J. C. dhe Y. Sh., ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe dokumentimin e rrethanave.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...