35.6 C
Tiranë
Friday, August 7, 2026

Bardhi akuzon Kushtetuesen për vonesën ndaj çështjes “Diella”: “Ka tejkaluar çdo afat ligjor”

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka akuzuar Gjykatën Kushtetuese se po shkel afatet ligjore, pasi sipas tij nuk ka shpallur ende një vendim për çështjen e emërimit të ministres virtuale “Diella”.

Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, Bardhi është shprehur se edhe pse ka kaluar thuajse një vit nga momenti kur opozita iu drejtua Gjykatës Kushtetuese, institucioni ende nuk ka dhënë një vendim për këtë çështje.

Sipas tij, shqyrtimi i çështjes ka përfunduar në seancën e 26 majit 2026 dhe ligji e detyron Gjykatën Kushtetuese që brenda 30 ditëve nga përfundimi i seancës të shpallë vendimin përfundimtar të arsyetuar.

“Më 23 shtator 2025, opozita iu drejtua Gjykatës Kushtetuese me kërkesë për konstatimin e shkeljes së Kushtetutës në rastin e emërimit të ministres virtuale ‘Diella’. Edhe pse po bëhet një vit nga paraqitja e kësaj kërkese, Gjykata Kushtetuese ende nuk ka dhënë drejtësi kushtetuese për këtë çështje”, shkroi Bardhi.

Deputeti demokrat ka deklaruar se tejkalimi i afateve ligjore cenon të drejtën për një proces të rregullt ligjor dhe krijon pikëpyetje mbi funksionimin e këtij institucioni.

“Është e papranueshme që Gjykata Kushtetuese të mos respektojë afatet që vetë ligji ua imponon anëtarëve të saj”, u shpreh Bardhi, duke shtuar se vonesa në një çështje me rëndësi të lartë kushtetuese mund të ndikojë në besimin e qytetarëve te drejtësia kushtetuese.

Deri në këto momente, Gjykata Kushtetuese nuk ka publikuar vendimin për çështjen e kundërshtimit të emërimit të ministres virtuale “Diella”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rekord botëror në arsim/ 18-vjeçari Nathan Thomas bëhet pedagogu më i ri universitar në...

0
Nathan Thomas ka hyrë në historinë e arsimit universitar, duke u shpallur pedagogu më i ri universitar në botë në moshën vetëm 18 vjeç...

Aksident tragjik në Mirditë/ Humb jetën 38-vjeçari nga Kosova pasi humbi kontrollin e motomjetit

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar nga...

30 vatra zjarri në 24 orë, 8 mbeten aktive/ Angazhohen mbi 600 forca dhe...

0
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë aktive, ndërsa strukturat operacionale po...

Operacioni “The Wanted”/ Ekstradohen nga Kolumbia dhe Italia dy persona të kërkuar për vepra...

0
Policia e Shtetit ka finalizuar dy faza të tjera të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë në...

SHBA rrit aktivitetin e inteligjencës në Kubë, administrata Trump e cilëson “prioritet të lartë”

0
Kuba është rikthyer në fokusin e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa raportohet për një rritje të pranisë së inteligjencës amerikane në ishull...