34.4 C
Tiranë
Friday, August 7, 2026

OSHIS merr në administrim edhe dializën dhe Check-Up-in, qeveria zgjeron përgjegjësitë e operatorit publik shëndetësor

Shërbimi i dializës dhe Programi Kombëtar i Kontrollit Mjekësor Bazë (Check-Up) do të administrohen nga Operatori i Shërbimeve të Integruara të Sterilizimit (OSHIS), pas vendimeve të fundit të Këshillit të Ministrave.

Me këtë zgjerim të kompetencave, OSHIS shndërrohet në operatorin publik që do të menaxhojë tre shërbime kombëtare të sistemit shëndetësor, pasi më herët mori në administrim edhe shërbimin e integruar të sterilizimit.

Gjatë një inspektimi në ambientet logjistike të OSHIS, ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala, deklaroi se modeli i ri synon rritjen e standardizimit dhe kontrollit mbi cilësinë e shërbimeve shëndetësore.

“Me vendimet e fundit të Këshillit të Ministrave, OSHIS do të administrojë edhe dy shërbime kombëtare me ndikim të drejtpërdrejtë te qytetarët: Check-Up dhe dializën. Kjo do të thotë më shumë standardizim, më shumë kontroll mbi cilësinë, më shumë eficiencë dhe mbi të gjitha më shumë siguri për pacientët”, u shpreh ministrja.

Sipas saj, synimi është krijimi i një operatori publik të fortë, i cili do të garantojë shërbime të qëndrueshme dhe me standarde të njëjta në të gjithë vendin.

Duke folur për shërbimin e sterilizimit, Sala e cilësoi atë një nga hallkat më të rëndësishme të sigurisë së pacientëve, duke theksuar se qendra e re garanton procese të standardizuara, kontroll të cilësisë dhe gjurmueshmëri në çdo fazë të punës.

“Ky është një investim që rrit cilësinë, ul rrezikun e infeksioneve dhe forcon besimin te shërbimi publik shëndetësor”, deklaroi ministrja.

Modeli i ri i administrimit synon të sigurojë vazhdimësinë e shërbimit të sterilizimit në të gjitha spitalet publike, ndërsa OSHIS pritet të ketë një rol më të gjerë në menaxhimin e shërbimeve shëndetësore kombëtare.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rekord botëror në arsim/ 18-vjeçari Nathan Thomas bëhet pedagogu më i ri universitar në...

0
Nathan Thomas ka hyrë në historinë e arsimit universitar, duke u shpallur pedagogu më i ri universitar në botë në moshën vetëm 18 vjeç...

Aksident tragjik në Mirditë/ Humb jetën 38-vjeçari nga Kosova pasi humbi kontrollin e motomjetit

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar nga...

30 vatra zjarri në 24 orë, 8 mbeten aktive/ Angazhohen mbi 600 forca dhe...

0
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë aktive, ndërsa strukturat operacionale po...

Operacioni “The Wanted”/ Ekstradohen nga Kolumbia dhe Italia dy persona të kërkuar për vepra...

0
Policia e Shtetit ka finalizuar dy faza të tjera të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë në...

SHBA rrit aktivitetin e inteligjencës në Kubë, administrata Trump e cilëson “prioritet të lartë”

0
Kuba është rikthyer në fokusin e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa raportohet për një rritje të pranisë së inteligjencës amerikane në ishull...