11.5 C
Tiranë
Monday, November 25, 2024
spot_img

Basha mesazh urimi për 30-vjetorin e themelimit të PD /me votën tuaj në 25 prill, nuk do të ndryshoni vetëm qeverinë, por edhe Shqipërinë.

Kryedemokrati Lulzim Basha ka drejtuar një mesazh të fortë qytetarëve sot, në 30-vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike. Teksa ka sjellë në vëmendje vitet e para të demokracisë dhe arritjet e demokratëve ndër vite, kreu i PD-së ka përshkruar dhe një situatë të rëndë ekonomike në 7 vitet e qeverisjes socialiste.

Kreu i PD iu tha qytetarëve se me votën tuaj në 25 prill, nuk do të ndryshoni vetëm qeverinë, por edhe Shqipërinë.

PJESË E MESAZHIT TË KREUT TË PD

Papunësia është ritur dhe vazhdon të rritet edhe më shumë cdo muaj
Të rinjtë tanë po detyrohen të largohen nga vendi si asnjëherë më parë. Ky largim nuk vjen për shkak të mungesës së dashurisë së tyre për Shqipërinë, por për shkak të mungesës së vendeve të punës, të muundësive reale dhe si pasojë e mungesës së shpresës.
Spitalet tona po shkojnë gjithashtu drejt kolapsit. Punonjësit tanë shëndetësorë po luftojnë me vetëmohim e përkushtim në vijën e parë frontit, për të shpëtuar çdo ditë jetë. Ata nuk po dorëzohen edhe pse qeveria nuk po i ndihmon – nuk i paguan në mënyrë të dinjitetshme, nuk iu siguron kushte të përshtatshme pune e mjete mbrojtëse, nuk shton numrin e personelit aq sa është e nevojshme, nuk rrit numrin e shtretërve, nuk siguron barnat apo paisjet e domosdoshme.
Mjekët dhe infermieret tona po luftojnë si heronj pavarësisht nga gjendja e rëndë
Ata e kanë tashmë fare të qartë, sikurse të gjithë ne, që kjo qeveri e papërgjegjshme dhe e paaftë e humbi kontrollin e pandemisë.
Qeveria nuk ka patur dhe ende nuk ka asnjë plan për të luftuar koronavirusin, por vetëm improvizon dhe cfare thote sot nuk thote neser.
Ajo nuk ka asnjë ndjeshmëri që të sigurojë ndihmë financiare për qytetarët dhe sipërmarrësit sepse paratë ia ka dedikuar klientëve të saj më të cilët mandej edhe ndajnë paratë e plaçkitura
Gjëja e fundit që i intereson kësaj qeverie jeni ju.
Ne. Qytetarët e Shqipërisë.

Të gjithë ne pamë një shembull tragjik të mungesës së ndjeshmërisë dhe përgjegjësisë së kësaj qeverie për qytetarët e saj para pak ditësh.
Pamë ngjarjen tragjike kur Klodian Rasha u vra pak hapa larg pragut të shtëpisë së tij.
Fjalët e babait të Klodianit më prekën thellë e më kanë lënë gjurmë të pashlyeshme.
Lotët e familjarëve të 25-vjeçarit lënduan në zemër të gjithë shqiptarët anembanë ku jetojnë.
Por ajo që i revoltoi më së shumti shqiptarët ishte përpjekja mizore dhe e paskrupullt e propagandës qeveritare për të fshehur e manipuluar këtë krim shtetëror.
Ne jemi mësuar që ta shohim kryeministrin e papërgjegjshëm të Shqipërisë të gozhduar para internetit, tërë kohën duke u marrë me thashetheme, duke reaguar menjëherë madje edhe ndaj komentatorëve të rrjeteve sociale, mirëpo për këtë ngjarje kaq të rëndë heshti për 3 ditë radhazi.
Fillimisht heshti sepse shpresoi se do ta kalonte lumin me mashtrime e manipulimet e propagandës shtetërore.

Në kohën e kësaj ngjarje pikëlluese, ngjarje për të cilën ai është bashkëpërgjegjës, Rama ishte i zënë me shëtitje nëpër galeri artesh e blerje në dyqanet luksoze në New York.
Vetëm 3 ditë më pas, kur e pa që qytetarët u hodhën në revolte sepse nuk i gëlltisin dot gënjeshtrat e tij, nuk mundf të pranojnë as krimin dhe as cinizmin dhe pandjeshmërinë me jetën e një të riu, atëhere ai u detyrua ta beje ministrin e brendshem mish për top për të shpëtuar veten etij.
Për këtë ngjarje të dhimbshme faji nuk është i policëve të thjeshtë familjarë që me siguri ndihen po aq të lënduar e solidarë sa edhe gjithë qytetarët e tjerë të këtij vendi.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT