22.5 C
Tiranë
Tuesday, June 23, 2026

Basha rikthehet në politikë takim me të rinjtë:”Duhet vettingu i politikanëve, boll më me sharje”

Ditën e sotme ish kryedemokrati Lulzim Basha ka zyrtarizuar rikthimin e tij në politikën aktive pa dhënë një përgjigjie të qartë nëse ka në plan të kandidojë për kreun e Partisë Demokratike apo nëse ky rikthim i tij është në kuadër të funksionit të tij si deputet i PD-së.

Gjatë takimit që pati me disa të rinj, Basha parashtroi 3 propozime të cilat sipas tij janë emergjencë kombëtare për të ardhmen e vendit. Duke u fokusuar në pjesëmarrjen e ulët të qytetarëve dhe të rinjve në veçanti në zgjedhjet vendore të 14 majit, Basha tha se diçka e tillë mund të përkthehet si “skadencë e klasës së vjetër politike në vend”.
“Ftesa ime sot është mos t’u besojmë qytetarëve por përmes listave të hapura t’u besojmë qytetarëve. Të ndalim së besuari politikanëve dhe të marrim besimin në duart tona si qytetarë. Listat e hapura 100%. Kam edhe dy propozime të tjera. Keni dëgjuar për akuzat dhe sulmet e përditshme që politikanët hedhin ndaj njëri tjetrit. Duhet vettingu i politikanëve, boll më me sharje nga mëngjesi deri në darkë. Secili që merr përsipër barrën e shërbimit publik duhet të jetë i hapur për hetim të aseteve personale. Vettingu i politikës është emergjencë kombëtare.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Do të qëndrojë në burg”, Gjykata lë në qeli 40-vjeçarin e dyshuar si bashkëpunëtor...

0
40-vjeçari Besnik Koldreu, i arrestuar si bashkëpunëtor në vrasjen e çiftit të bashkëshortëve Kreshnik dhe Gentjana Mujeci më 26 prill në fshatin Balldren të...

“E gdhijnë para kryeministrisë”, protesta vijon natën në Tiranë, lexohet kërkesa për dorëheqje dhe...

0
Rreth 10 protestues kanë kaluar natën përpara godinës së Kryeministrisë në Tiranë, duke vijuar qëndrimin e tyre në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Të ulur në...

“Unë jam miku, jo armiku yt”, Rama reagon gjatë për protestat: “Protestuesi është i...

0
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar sërish për protestat që po zhvillohen në kryeqytet, duke publikuar një status të gjatë në rrjetet sociale,...

Tragjedi në Francë, dy fëmijë 2 dhe 4 vjeç gjenden të pajetë brenda një...

0
Një ngjarje tragjike ka tronditur jugun e Francës, ku dy fëmijë të moshës 2 dhe 4 vjeç janë gjetur të pajetë brenda një automjeti,...

“Vetëvendosje nuk ka të bëjë asgjë me këtë protestë”, Enver Dugolli i përgjigjet Ramës:...

0
Lëvizja Vetëvendosje ka mohuar përfshirjen e saj si subjekt politik në protestat që po zhvillohen prej ditësh në Shqipëri, duke theksuar se mbështetja e...