11.5 C
Tiranë
Wednesday, May 6, 2026
spot_img

Bashkëjetuesja e Ahmetajt kërkon mbrapsht vilën në Hamallaj, kush është gjyqtari që ka në dorë çështjen

Gjyqtari i posaçëm i Apelit Dhimitër Lara është caktuar me short për shqyrtimin e ankimit të bërë nga ish-ministri Arben Ahmetaj, ndaj vendimit për sekuestrimin e vilës së bashkëjetueses së tij.

Seanca do mbahet më 26 prill ora 11:00. Erjola Hoxha, bashkëjetuesja e Arben Ahmetajt apeloi vendimin për sekuestrimin e vilës së saj me pretendimin, se ende nuk është marrë asnjë vendim në lidhje me fajësinë e ish-zëvendëskryeministrit, e për pasojë është shkelur parimi i prezumimit të pafajësisë.

Gjithashtu, në kërkesën për apelimin e vendimit, thuhet se si pasojë e një vendimi ta tillë, Hoxha dhe djali i saj 2-vjeçar janë detyruar të largohen nga banesa.

Javën e fundit të Marsit, Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, iu drejtua me kërkesë Gjykatës së Posaçme për sekuestrimin e vilës së bashkjetueses së tij në Hamallaj, kërkesë e cila u pranua nga GJKKO.

Gjithashtu nën sekuestro është vendosur edhe vila e tij në Palasë, e cila rezulton në pronësi të ish bashkëshortes së tij. Kjo masë mësohet se vjen si vijim i hetimeve të nisura ndaj zyrtarit të lartë, për inceneratorin e Elbasanit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Salianji shpërthen ndaj Berishës: “Regjim Rama–Berisha, PD farsë dhe uzurpim i partisë”

0
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka ashpërsuar akuzat ndaj kryedemokratit Sali Berisha, disa ditë pasi u përjashtua nga gara për drejtimin e PD-së,...

“Nuk di a e meriton të rrijë më aty brenda ajo vajzë”, Ermal Mamaqi...

0
Mbrëmja e djeshme në spektaklin “Ferma VIP” u shoqërua me zhvillime të forta dhe tension të lartë mes konkurrentëve, pas eliminimit të Adionit dhe...

“Pyeste vetëm për shokët…” – babai i të miturit të plagosur rrëfen momentet pas...

0
Tragjedia e rëndë e ndodhur në Durrës, ku një aksident i mori jetën dy fëmijëve dhe plagosi një tjetër të mitur, vijon të trondisë...

Tragjedi në Elbasan: 56-vjeçari gjendet i pajetë, dyshohet vetëvrasje me armë zjarri

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e “Urës së Lizës” në Elbasan, ku një 56-vjeçar është gjetur pa shenja jete, dyshohet si...

“Devijova për të shmangur një makinë” – dëshmia e Nikoll Radaçit pas tragjedisë në...

0
Nikoll Radaçi ka dhënë dëshminë e tij lidhur me aksidentin tragjik në Durrës, ku humbën jetën dy fëmijë të mitur. Në deklarimet e tij...