17.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Bashkia e Vlorës paralajmëron qytetarët: Reshje të dendura shiu nga 17 deri më 21 tetor, apel për kujdes dhe shmangie parkimesh në zonat problematike

Qyteti i Vlorës pritet të përfshihet nga mot i keq në ditët në vijim, me reshje të dendura shiu dhe rrezik për përmbytje në disa zona. Paralajmërimi është bërë publik nga Bashkia e Vlorës, e cila iu ka bërë thirrje qytetarëve të tregohen të kujdesshëm dhe të marrin masa paraprake.

“Referuar njoftimit të Qendrës Kombëtare për Parashikimin dhe Monitorimin e Rreziqeve Natyrore, nga data 17 deri më 21 tetor, qyteti i Vlorës parashikohet të përfshihet nga reshje shiu mesatare deri lokalisht intensive.
Ju lutemi të tregoheni vigjilentë për çdo situatë dhe të respektoni thirrjet dhe këshillat e autoriteteve.
Jeni të lutur të shmangni parkimin e automjeteve në zonat që paraqesin problematika.
Grupet tona të punës do të jenë në gatishmëri të plotë. Faleminderit!”, thuhet në njoftimin zyrtar të bashkisë.

Autoritetet vendore kanë theksuar se ekipet emergjente do të jenë në terren gjatë gjithë periudhës për të menaxhuar situatat e mundshme të vështira, ndërsa qytetarëve u kërkohet të raportojnë menjëherë çdo problem që lidhet me rrëshqitje dherash, bllokim kanalizimesh apo përmbytje.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

FBI paralajmëron për kërcënime nga Irani në SHBA: “Sulme me dronë dhe operacione kibernetike...

0
Shtetet e Bashkuara – Në Shtetet e Bashkuara po rritet shqetësimi për mundësinë e hakmarrjes nga Irani, ndërsa tensionet ushtarake në Lindjen e Mesme...

Berisha nga Elbasani: “Rama dhe Balluku nuk kanë më të ardhme”

0
Elbasan – Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, urimet për Ditën e Verës i shfrytëzoi për të kritikuar qeverinë, duke theksuar se kryeministri Edi...

Bido denoncon: “Familjarët e Flamur Nokës morën banesa të të pastrehëve në Sarandë”

0
Sarandë – Deputeti socialist Ardit Bido ka akuzuar ish-drejtorin e Bordit të Entit Kombëtar të Banesave, Flamur Noka, për përvetësim të apartamenteve të destinuara...

Desada Metaj kritikon strategjinë e opozitës:“Në vend që të bëjë kilometrin e fundit drejt...

0
TIRANË – Gazetarja e njohur Desada Metaj ka dhënë një koment të fortë lidhur me protestën e opozitës dhe zhvillimet në Kuvend rreth votimit...

Socialistët depozitojnë rezolutën për Iranin: Shqipëria mund ta shpallë shtet sponsor të terrorizmit

0
TIRANË – Pas paralajmërimit të kryeministrit Edi Rama, Partia Socialiste ka depozituar në Kuvend një rezolutë të qartë dhe të detajuar kundër Republikës Islamike...