28.5 C
Tiranë
Tuesday, August 25, 2026

Replika në distancë mes Ardit Bidos dhe Sali Berishës për gjenocidin serb në Kosovë

Ka vijuar përplasja në distancë mes deputetit socialist Ardit Bido dhe kryedemokratit Sali Berisha, pas debateve të zhvilluara në Kuvend lidhur me qëndrimet e palëve mbi gjenocidin serb në Kosovë.

Në një reagim publik, Bido sqaroi se u largua nga seanca plenare për arsye familjare, por nuk la pa iu kundërpërgjigjur deklaratave të Berishës. Deputeti socialist i sugjeroi liderit të opozitës që, përpara se të flasë për çështje të tilla me ndjeshmëri të lartë kombëtare, “të dëgjojë minimalisht deputetin e tij Tritan Shehu”.

“U largova nga salla për arsye familjare, por i sugjeroj zotit Berisha që të dëgjojë së paku deputetin e tij Tritan Shehu, përpara se të bëjë deklarata të tilla”, u shpreh Bido.

Debati mbi qëndrimet ndaj gjenocidit serb ka ndezur tensione të reja mes mazhorancës dhe opozitës, me të dyja palët që akuzojnë njëra-tjetrën për qëndrime kontradiktore në raport me Kosovën dhe historinë e saj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...