28.3 C
Tiranë
Sunday, June 14, 2026

BE-ja kritikë Serbisë për kufizimet e lirisë dhe mohimin e Gjenocidit në Srebrenicë

Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje Serbisë që të mos kufizojë lirinë e individëve, përfshirë shtetasit e huaj, dhe ka përsëritur se në bllokun evropian nuk ka vend për ata që mohojnë gjenocidin në Srebrenicë. Këto deklarata u bënë për Radion Evropa e Lirë nga një zëdhënës i BE-së, duke iu përgjigjur pyetjeve në lidhje me pranimin e Serbisë se ekzistojnë lista të shtetasve të huaj që mund të ndalohen dhe të merren në pyetje nga shërbimi sekret për shkak të qëndrimeve të tyre.

Disa ditë më parë, shërbimi sekret i Serbisë (BIA) ndaloi dhe mori në pyetje për disa orë këngëtaren kroate, Severina Vuçkoviç. Sipas deklaratave të bëra nga këngëtarja, ajo u pyet për qëndrimet e saj rreth gjenocidit në Srebrenicë. Vuçkoviç ka bërë thirrje disa herë që të mos mohohet gjenocidi në Srebrenicë dhe për këto deklarata ajo ishte kritikuar nga mediat proqeveritare në Serbi.

“Në kontekstin e negociatave të Serbisë për anëtarësimin në BE, Komisioni Evropian ndjek nga afër zhvillimet në fushën e sundimit të ligjit, përfshirë mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore, të cilat janë elemente kyçe në procesin e anëtarësimit të Serbisë. Përderisa është legjitime që Serbia të bëjë kontrolle të sigurisë në kufijtë e saj, është e rëndësishme që kjo të bëhet në përputhje me kornizën ligjore të Serbisë dhe standardet evropiane dhe ndërkombëtare për të drejtat e njeriut”, tha zëdhënësi i BE-së.

Ai shtoi se kontrollet në kufi “nuk duhet të rezultojnë me kufizimin e lirive të individëve, përfshirë edhe shtetasit e huaj”. Për BE-në është veçanërisht problematike kur masat ndaj individëve të caktuar merren

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...