21.9 C
Tiranë
Wednesday, June 24, 2026

BE-ja po kërkon nga Kosova e Serbia të vazhdohet dialogu për të gjetur një zgjidhje për një marrëveshje përfudnimtare

Shtetet e Bashkura të Amerikës dhe BE-ja, po kërkojnë nga Kosova e Serbia të vazhdohet dialogu për të gjetur një zgjidhje për një marrëveshje përfudnimtare.

Megjithatë, një marrëveshje me Serbinë po shihet shumë problematike.

Kjo pasi, presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ka deklaruar dhjetëra e ndoshta edhe qindra herë se nuk do të njohin pavarësinë e Kosovës.

Ndërsa, pa e njohur Kosovën, nuk mund të ketë marrëveshje.

Se nuk do të ketë zgjidhje përfundimtare me Serbinë, e thotë edhe jursiti dhe njohësi i çështjeve politike në Kosovë, Blerim Burjani.

“Nuk besoj që do të ketë zgjidhje përfundimtare me Serbinë. Zgjidhjet parciale janë të mundshme. Vuçiqi luan në status que, kjo nuk prodhon zgjidhje por prodhon riciklim të problemeve ka kufij”

Ai shton se Vuçiqit i interesojnë vetëm dy gjëra në Kosovë.

“Vuçiqi ishte i qartë kaherë. Atij nuk i intereson asnjë zgjidhje, por vetëm dy situata; ndarja e Kosovës, ose kthimi në Kosovë. Qëllimet maksimale serbe janë të qarta dhe të dukshme që 22 vjet”, shton Burjani.

Sipas tij, Serbia po luan me perëndimin dhe Kosovën.

Shtetet e Bashkura të Amerikës dhe BE-ja, po kërkojnë nga Kosova e Serbia të vazhdohet dialogu për të gjetur një zgjidhje për një marrëveshje përfudnimtare.

Megjithatë, një marrëveshje me Serbinë po shihet shumë problematike.

Kjo pasi, presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ka deklaruar dhjetëra e ndoshta edhe qindra herë se nuk do të njohin pavarësinë e Kosovës.

closevolume_off
Ndërsa, pa e njohur Kosovën, nuk mund të ketë marrëveshje.

Se nuk do të ketë zgjidhje përfundimtare me Serbinë, e thotë edhe jursiti dhe njohësi i çështjeve politike në Kosovë, Blerim Burjani.

“Nuk besoj që do të ketë zgjidhje përfundimtare me Serbinë. Zgjidhjet parciale janë të mundshme. Vuçiqi luan në status que, kjo nuk prodhon zgjidhje por prodhon riciklim të problemeve ka kufij”, thotë Burjani për gazetën “Bota sot”.

Ai shton se Vuçiqit i interesojnë vetëm dy gjëra në Kosovë.

“Vuçiqi ishte i qartë kaherë. Atij nuk i intereson asnjë zgjidhje, por vetëm dy situata; ndarja e Kosovës, ose kthimi në Kosovë. Qëllimet maksimale serbe janë të qarta dhe të dukshme që 22 vjet”, shton Burjani.

Sipas tij, Serbia po luan me perëndimin dhe Kosovën.

“Është e pakuptimtë të lutet Vuçiqi. Cirku dhe hajdarja e Serbisë me perëndimin është konfirmuar deri tash por edhe më tutje do të tentojë të kompromitoj plotësishtë zgjidhjen. Deri tash e ka bë me hajgare dhe jozeriozitet, prandaj nuk mendoj që ia vlen perëndimi ta lutë Vuçiqin në pakufij”, pohon Burjani.

Ai shton se që 11 vjet perëndimi e lutë për të gjetur zgjidhje, por që nuk ndodhi asnjëherë.

“Unë mendoj që nuk do të ndodhë ndonjëherë. Kaptiullimi i tij mund të jetë i ngjashëm pak a shumë me Millosheviqin, por ky nuk ka kaçik me luftue si thuhet në gjuhën popullore me NATO-n. Po të mos ishte KFOR-i kurrë nuk ish ndalë lufta, pra është e pavlefshme të merret perëndimi me Serbinë. Kjo është e kotë”, përfundon juristi Blerim Burjani.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Do të qëndrojë në burg”, Gjykata lë në qeli 40-vjeçarin e dyshuar si bashkëpunëtor...

0
40-vjeçari Besnik Koldreu, i arrestuar si bashkëpunëtor në vrasjen e çiftit të bashkëshortëve Kreshnik dhe Gentjana Mujeci më 26 prill në fshatin Balldren të...

“E gdhijnë para kryeministrisë”, protesta vijon natën në Tiranë, lexohet kërkesa për dorëheqje dhe...

0
Rreth 10 protestues kanë kaluar natën përpara godinës së Kryeministrisë në Tiranë, duke vijuar qëndrimin e tyre në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Të ulur në...

“Unë jam miku, jo armiku yt”, Rama reagon gjatë për protestat: “Protestuesi është i...

0
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar sërish për protestat që po zhvillohen në kryeqytet, duke publikuar një status të gjatë në rrjetet sociale,...

Tragjedi në Francë, dy fëmijë 2 dhe 4 vjeç gjenden të pajetë brenda një...

0
Një ngjarje tragjike ka tronditur jugun e Francës, ku dy fëmijë të moshës 2 dhe 4 vjeç janë gjetur të pajetë brenda një automjeti,...

“Vetëvendosje nuk ka të bëjë asgjë me këtë protestë”, Enver Dugolli i përgjigjet Ramës:...

0
Lëvizja Vetëvendosje ka mohuar përfshirjen e saj si subjekt politik në protestat që po zhvillohen prej ditësh në Shqipëri, duke theksuar se mbështetja e...