12.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

“BE ka nevojë për Ballkanin njësoj sa Ballkani ka nevojë për BE-në”/ Rama: “Nuk ka vend më të mirë se Austria për të marrë veten nga mbledhjet depresive të Brukselit”

Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Austria se BE ka nevojë për Ballkanin, po aq sa Ballkani ka nevojë për BE-në.

Duke folur në Forumin Europian Wachau për temën “Ruajtja e së ardhmes së Europës dhe zgjerimi i BE”, Rama tha se nuk ka vend më të mirë se Austria për të marrë veten nga mbledhjet depresive të Brukselit.

“Më duket ky vend i përsosur për të diskutuar Europën dhe Ballkanin Perëndimor. në këtë lloj kryqëzimi ku disa prej shkallëve shkojnë lart, disa zbresin për poshtë dhe ne jemi në mes. Po, ne mund ta ngremë njeri-tjetrin por po kështu mund ta ulim njeri-tjetrin poshtë. Disa e kuptojnë fare mirë, disa kanë nevojë për më shumë shtysë ta kuptojnë. Sot faktikisht BE ka nevojë për Ballkanin, po aq sa Ballkani ka nevojë për BE-në. Nga ana tjetër duhet të them se nuk është ide e mirë që të ftosh dikë nga Ballkani dhe ta lësh të ulet sepse mund të kërkojë vërtetë shumë kohë që të dëgjosh fjalën e tij. Ndaj urime të gjithë atyre që patën idenë që unë të qëndroj në këmbë në mënyrë që trupi im t’i ndalë vrullin gojës sime. Më lejoni tju them po kështu se nuk ka vend më të mirë se Austria për të marrë veten nga mbledhjet depresive të Brukselit. 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...