11.5 C
Tiranë
Friday, May 1, 2026
spot_img

Zgjedhjet në Partinë Socialiste/ Veliaj: “I gjithë koalicioni i non-gratave zihet për të djegur shtëpinë e tyre”

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, nga Dajti, ku zhvilloi një takim me strukturat e kësaj force politike, u shpreh se reforma territoriale, e cila mishërohet më së miri në zonat përqark, dëshmon sot se ishte një vendim i suksesshëm. Kjo pasi, siç tha ai, bashkimi bëri të mundur që, investime të cilat, një ish-komune do duheshin dekada për t’i realizuar vetë, sot kanë prekur çdo njësi, duke përmirësuar cilësinë e jetës për banorët, por duke i dhënë edhe më shumë vlerë pronës.

“Nëse do të ishte një komunë më vete, Krrabës do i duheshin të mblidhte taksa për 67 vjet derisa të kishte mjaftueshëm të ardhura për të bërë rrugën; Zall-Herrit do i duheshin 50 vjet për të bërë ujësjellësin – por shumë prej gjërave i kemi mbaruar sot, siç është lagjja e re në Zall-Herr, të cilët do ta hapim për ata që u prekën nga tërmeti; rruga në Zall-Bastar do të donte 72 vjet të bëhej me taksat e Zall Bastarit. Ai vendim që shumë prej nesh e përqafuan si një filozofi e partisë sonë, doli që ishte një bast i fituar. Sot më vjen mirë që, në shumë prej fshatrave tona, takoj njerëz që kanë blerë një pronë dhe i shpenzojnë të ardhurat në atë zonë,” u shpreh Veliaj.

Sa i përket zgjedhjeve në Partinë Socialiste, Veliaj tha se duhet të përgatitemi për betejat e radhës, që sikurse theksoi ai, nuk i kemi më me kundërshtarët, por me veten tonë.

“Ju mendoni se jemi bashkuar këtu sot për inat të Saliut dhe Ilirit? Po si mund të kesh inat një parti, të jesh xheloz për një parti apo të kesh garë me një parti që, njëherë e ka burri, një herë e ka gruaja? Është si të hash inat me një dyqan lagjeje që, një herë e hap qepenin njëri, njëherë e hap tjetri. Ne nuk jemi këtu se kemi inat ata. Ne nuk jemi këtu sepse kemi një non-grata në krye të opozitës. Përkundrazi, na dhimbset, se do ishte mirë që të kishte një opozitë, por sot jemi në një situatë qesharake. I gjithë koalicioni i non-gratave zihet për të djegur shtëpinë e tyre. E marrin shtëpinë e tyre, duke i vënë zjarrin. Ndërkohë, kur bën zgjedhjet Partia Socialiste është komplet gjë tjetër. Njerëzit shikojnë te Partia Socialiste grupin serioz që, jo vetëm di të krijojë harmoni, bashkëpunim, dashuri brenda familjes së tyre, por gjasat janë që e projekton këtë lloj fryme edhe te familjet e tjera. Njerëzit thonë: këta që rregullojnë shtëpinë e tyre, do ndërtojnë edhe shtëpinë time të tërmetit. Këta që rregullojnë familjen e tyre, do kujdesen edhe për familjen time. Këta që i vënë zjarrin shtëpisë së tyre, çfarë do i bëjnë shtëpisë time?”, theksoi ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 30 Prill 2026

0
♈ Dashi Ngadalëso ritmin dhe fokusohu te cilësia. Vendimet e menduara sot japin rezultate më të mira se veprimet e shpejta. ♉ Demi Je në qendër të...

Parashikimi I motit, e Enjte, 30 Prill 2026

0
Më 30 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me karakteristika pothuajse verore. Gjatë ditës priten kthjellime të gjata dhe...

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...