34 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Rama falenderon kancelarin austriak: “Ai është mbështetës i Ballkanit perëndimor dhe Shqipërisë”

Kryeministri Edi Rama ka falenderuar kancelarin austriak Karl Nehammer, në Forumin Europian Wachau ku po merr pjesë, për mbështetjen ndaj Ballkanit Perëndimor dhe Shqipërisë.

“Nuk falënderoj dot sa duhet kancelarin, është këtu me ne, është ulur krah meje ashtu siç ulet krah meje në Këshill sepse Austria dhe Shqipëria fillojnë me gërmën A. Ai është mbështetës i Ballkanit perëndimor dhe Shqipërisë Faleminderit Karl, Zoti të bekoftë.

Pas këtyre fjalëve të bukura do më duhet të bëhem i hidhur sepse do flas për BE.

Ndihem i keqardhur për BE, vërtet i keqardhur. Shumë njerëz i komentuar ato çfarë thashë në konferencë për shtyp pas takimit si një zemëratë e madhe, po mund të jetë, por s’ka të bëjë me ne por me BE. pasi qëndruam për 4 orë me udhëheqësit e vendeve, i dëgjuam dhe ndjemë pafuqinë e tyre përballë një situate surreale ku Bullgaria merr peng dy vende të NATOS në mes të një lufte të nxehtë në kufijtë e Evropës, që rrekej të qëmtonte pasiguri historike mu përpara syve të 26 vendeve të tjera që s’mund të bëjnë asgjë. Dje Parlamenti bullgar votoi diçka që do jetë mjaftueshme për Maqedoninë e Veriut, kjo s’lidhet vetëm me Bullgarinë”, tha Rama

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...