11.5 C
Tiranë
Tuesday, May 5, 2026
spot_img

“Bëjmë thirrje nga BE-ja dhe partnerët që palët t’i kthehen dialogut”, zëdhënësi i BE i kërkon Serbisë të bashkëpunojë për situatë në veri

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë të hënën se Policia e Kosovës ka mandat për t’i hetuar sulmet që i janë bërë në Banjskë të Zveçanit më 24 sthator, ndërsa Serbia e ka obligim të bashkëpunojë, pa kushte.

Ai i ka bërë këto deklarata teksa është pyetur për dëshmitë e fundit të publikuara nga autoritetet e Kosovës lidhur me këtë sulm.

Ai e ka përsëritur se BE-ja është në pritje të rezultateve të plota të hetimeve, që ta ketë një pasqyrë të qartë të asaj që ka ndodhur, dhe në bazë të tyre të marrin vendime vendet anëtare, pëfshirë edhe ndonjë masë të mundshme ndaj Serbisë.

I pyetur rreth përgjegjësisë që e ka marrë ish-nënkryetari i Listës Serbe Millan Radojçiq për sulmin, dhe a do të ndihmojë BE-ja që ai të ekstradohet në Kosovë, Stano ka thënë vetëm se blloku evropian pret “bashkëpunim të plotë, transparent dhe pa kushte nga Serbia“, në mënyrë që të sqarohet jo vetëm se kush e ka përgatitur dhe kryer sulmin terrorist, por edhe kush qëndron prapa tyre”.

“E kemi parë se çfarë ka thënë Radojçiq. Të gjitha faktet duhet të verifikohen dhe të zbardhen. Presim bashkëpunim të plotë nga Serbia. Ne nuk e bëjmë angazhimin tonë përmes mediave, por përmes kanaleve tona“, ka thënë zëdhënësi i BE-së.

I pyetur për deklaratat e Beogradit se misioni i BE-së në Kosovë për sundim të ligjit, EULEX, nuk është lejuar të marrë pjesë në hetime, Stano ka thënë se “EULEX-i nuk ka nevojë për zëdhënës që flet në emër të këtij misioni nga ana tjetër, por e ka zyrën e vet për këtë“.

“Secilën ditë dalin dëshmi të reja. Nuk i komentojmë, por presim rezultate përfundimtare që i sqarojnë të gjitha rrethanat e sulmit terrorist. Presim bashkëpunim të plotë nga Serbia. BE ka thënë qartë se jemi gati të vendosim masa edhe ndaj Serbisë, nëse vendet anëtare vlerësojnë se kanë dëshmi të mjaftueshme“, ka thënë Stano.

Zëdhënësi i BE-së nuk ka lënë asnjë dyshim se mandatin për ta hetuar rastin e Banjskës e kanë autoritetet e Kosovës.

“Kjo ka ndodhur në territorin e Kosovës dhe hetimet i bën Policia e Kosovës. Ne kemi bashkëpunim shumë të mirë me të“, ka thënë ai.

I pyetur se e ka kuptim vazhdimi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë në këtë situatë, pasi edhe Serbia në dhjetor mund të shkojë në zgjedhje, zëdhënësi i BE-së ka thënë se BE-ja dhe partnerët e saj e shohin pikërisht vazhdimin e dialogut si mënyrën e vetme për t’i zgjidhur problemet.

“Gjithmonë ka cikle të zgjedhjeve. Por duhet të rifillojmë dialogun, sepse është rruga e vetme për normalizim të raporteve. Sikur të kishte normalizim, nuk do të kishim situatën që kemi. Prandaj bëjmë thirrje nga BE-ja dhe partnerët që palët t’i kthehen dialogut“, ka thënë Stano.

Kosova dhe Serbia janë pjesë e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, për normalizim të raporteve, prej vitit 2011.

Palët kanë nënshkruar një mori marrëveshjesh, por jo të gjitha janë zbatuar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rrëfimi i dhimbshëm i nënës së 12-vjeçarit që humbi jetën në Durrës: “E mora...

0
DURRËS – Dhimbja e një nëne që humb fëmijën në mënyrë tragjike është e pashprehshme, por rrëfimi i saj publik ka tronditur opinionin. Një...

Nga Blloku i Tiranës deri në brigjet e Brazilit: rruga e gjatë e një...

0
Në kronikën e kriminalitetit të viteve të fundit në Shqipëri, pak dosje kanë shtrirje kaq të gjerë sa ajo që nis në një natë...

Jo vetëm shoferi i dehur: qytetet e betonit po ua marrin fëmijërinë fëmijëve

0
Tragjedia e Durrësit, ku dy fëmijë humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë, ka ndezur sërish debatin publik. Reagimet kanë qenë të...

Dy medalje ari në Bolonja, Mikaela Skandaj konfirmon dominimin: 72 trofe në karrierë

0
Në një realitet ku sporti shqiptar shpesh zhvillohet mes vështirësive strukturore dhe sakrificave individuale, emra të veçantë arrijnë të tejkalojnë kufijtë e statistikave dhe...

“Ne i kemi të gjitha kartat”, Donald Trump sinjalizon forcë ndaj Iranit mes tensioneve...

0
Shtëpia e Bardhë ka publikuar një imazh të presidentit amerikan Donald Trump duke mbajtur karta me mbishkrimin “Unë i kam të gjitha kartat”, një...